Rama “u mbyll gojën” protestuesve për teatrin: Shihni TKOB

Kryeministri Rama ka dhënë një mesazh të qartë dhe shembullin e parë se si duket një teatër dinjitoz dhe i bukur ashtu si gjithë bota, përmes rikonstruksionit të Teatrit të ri Kombëtar të Operës dhe Baletit. Rama ka publikuar disa foto të rikonstruksionit që i është bërë TKOB, duke e kthyer në një godinë bashkëkohore për artin dhe duke ju kujtuar të gjithë atyre që kundërshtojnë shembjen e godinës së vjetër dhe të degraduar të Teatrit Kombëtar. Ky është shembulli më i mirë për të gjithë ata që kundërshtojnë shembjen e teatrit dhe krijimin e një teatrit të ri dhe me arkitekturë bashkëkohore.

“Së shpejti Shqipëria do të ketë një Teatër të ri kombëtar të Operas dhe Baletit në vend të karakatinës skandaloze, e cila edhe pse ishte ku e ku më e mirë se sa karakatina e turpshme prej tallashi e Teatrit Kombëtar, nuk krahasohej dot as me teatrot e qytezave të Europës. Ja kështu, njësoj, do të shkëlqejë nesër edhe Teatri i ri Kombëtar i Fjalës, i cili përveçse do të jetë një gëzim nga brenda për çdo artist e artdashës, do të rrezatojë edhe nga jashtë, si një kryevepër e arkitekturës bashkëkohore, falë talentit të arkitektit të famshëm danez Bjarke Ingels e të studios së tij prestigjioze “BIG””- shkruan Rama në Facebook.

Foto e publikuara tregojnë ndryshimin si dita me natën, duke dhënë kështu shembullin e parë se si duket një skenë moderne dhe dinjitoze si për artistët dhe për artdashësit. Rama  tha se këto foto tregojnë qartë ndryshimin mes të bukuruës e modernes dhe pisllëkut e shëmtisë të godinave të degraduara që nuk mund të rikonstruktohen më.

“Dhe me këtë rast, kush ka sy të shikojë e mendje të mendojë, mund të shohë (edhe pse ende s’ka përfunduar Salla e Madhe e shfaqjeve) pa asnjë mundim dallimin si nata me ditën mes pasionit tonë për të bukurën e për dinjitozen dhe lidhjes së pandashme me shëmtinë e me pisllëkun, të atyre që u vriten sytë nga drita e të resë.” – shkruan Rama

Skip to toolbar