U nisën në këmbë drejt Valbonës, 2 turistët gjenden në Tropojë

Dy turistë belg, që kishin humbur kontaktet prej dy ditësh janë gjetur në Tropojë në gjendje të mirë shëndetësore. Dy turistët Elisabeth Bries dhe Gaspard Henry, ndodheshin në Theth dhe prej andej kanë vendosur të përshkojnë në këmbë rrugën për në Valbonë.

Aventura e tyre nisi më 27 shtator dhe që prej atëherë, familjarët nuk kishin mundur të kontaktonin dot. Ato kanë lajmëruar autoritete belge dhe shqiptare, duke bërë që të nisin kërkimet për dy të rinjtë belg.

Pas kërkimeve policia shqiptare i ka gjetur turistët në gjendje të mirë në Tropojë. Sipas të rinjve ato kishin humbur rrugën dhe prandaj nuk ishin kthyer dot në kohë në bujtinën e tyre në Theth.

Gjirokastër, turistja çeke përplaset nga dy makina

Një aksident me pasojë plagosjen e një turiste çeke ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës. Turistja ka tentuar të kalojë rrugën, por është përplasur nga një makinë. Mjeti që shkaktoi aksidentin ka përfunduar duke u përplasur edhe me një makinë tjetër, ndërsa turistja ka mbetur midis të dyjave.

Turistja, ende e paidentifikuar, është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pazarit Karakteristik të Gjirokastrës rreth mesditës pranë xhamisë së qytetit.

INSTAT: Të huajt “pushtuan” Shqipërinë, “arratisen” vendasit

Shqipëria po përjeton periudhën më të mirë turistike të pas viteve ’90. Të huajt e kanë “pushtuar” atë nga veriu në jug. Në plazhet e Durrësit dëgjon rëndom të flitet polonisht apo çekisht, në malet e Veriut ka gjermanë, spanjollë, anglezë etj.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në korrik 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 1.176.810. Krahasuar me Korrik 2018, ky numër është rritur me 14,5 %.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë përgjatë shtatë muajve të parë të 2019 është 3.313.762, duke u rritur me 12,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në Korrik 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Kosova ka pasur rritjen më të madhe me 25,5 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14,6 %.

Polakët në fakt ishin të parët që “zbuluan” Shqipërinë, pasi tre-katër vjet më parë ata erdhën përmes agjencisë ITAKA, që parableu dhomat kryesisht ën bregdetin e Durrësit, duke nxitur sipërmarrësit shqiptarë të investonin në shtimin e kapaciteteve. Sipas INSTAT, në 2018-n, Shqipërinë e vizituan 153 mijë polakë, me rritje 34% në raport me një vit më parë. Por, pas një rritjeje të ndjeshme dyshifrore, në vitin e katërt, polakët po shfaqin më pak interes për Shqipërinë. Në korrik, që është kulmi i sezonit, erdhën 37 mijë polakë, nga 43 mijë vitin e mëparshëm.

Maciej Sokalski, koordinator i Shitjeve për Agjencinë “Rego-Bis” në Poloni dhe rezident në Durrës, shprehet për Monitor se në vitin 2018, paketat turistike të vendit tonë u bënë relativisht të shtrenjta. Nëse situata përsëritet edhe këtë vit, tkurrja është e pashmangshme, çka ka nisur të reflektohet në rënien e numrit të turistëve që sjell kjo kompani. Ai nënvizon se nga kontaktet që ka me 500 agjentë në Poloni, të cilët marketojnë paketat e vendeve të ndryshme, Shqipëria tashmë nuk konsiderohet si destinacion ekonomik.

Turistët nga Kosova mbeten të parët

Ndryshe nga viti i kaluar, kur shtetasit nga Kosova shfaqën pakënaqësitë e tyre në Shqipëri, këtë vit ata janë rikthyer sërish.

Për 7 mujorin, hynë në Shqipëri më shumë se 1 milionë shtetas nga Kosova, me rritje prej gati 14%. Turistët nga Kosova përbënin 34% të totalit të hyrjeve të vend.

Të dytët janë maqedonasit, në 372 mijë për 7 mujorin, me një rritje të lehtë prej 3.4%. më pas vazhdojnë grekët (311 mijë), italianët (159 mijë), anglezët (223 mijë), malazezët (216 mijë), polakët (76 mijë).

Edhe shqiptarët “arratisen” jashtë

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Korrik 2019, janë 1.463.133 duke shënuar një rritje me 1,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Korrik 2019, janë 516.173. Krahasuar me Korrik 2018, ky numër është rritur 10,9 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Korrik 2019, janë 946.960. Krahasuar me Korrik 2018, ky numër është ulur 2,4 %.

Numri i shtetasve shqiptarë që kanë dalë nga territori i vendit tonë përgjatë shtatë muajve të parë të 2019, është 3.172.613 duke u rritur 10,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.(monitor)

Në Shqipëri turistët e huaj nuk vijnë vetëm për plazhin, por edhe për… dhëmbët

E ndërsa cilësia e turizmit u ndot ditët e fundit nga rasti i dhunimit të turistëve spanjollë nga pronari i lokalit në Porto Palermo, kryeministri Rama njofton se të huajt vijnë në Shqipëri, jo vetëm për plazhin, por edhe për shëndetin oral.

Rama shkruan se turistët e huaj zgjedhin për të ardhur në Shqipëri jo vetëm për turizëm, por edhe për kujdesin shëndetësor, ku spikat shëndeti oral. Në Shqipëri klinikat dentare operojnë me çmime shumë të favorshme në krahasim me klinikat e huaja jashtë vendit, kjo ka bërë që shumë turistë të  vendosin që kujdesin e dhëmbëve të kryejnë në Shqipëri.

“Mirëmëngjesi dhe me buzëqeshjen e turistëve të shumtë që zgjedhin Shqipërinë jo vetëm për të pushuar por edhe për kujdesin shëndetësor, ju uroj një javë të mbarë “, shkruan Rama.

Në video shprehin opinion e tyre turistë nga Franca, Zvicra, Gjermania, Belgjika e shumë vende të tjera.

MIRËMËNGJES 😃dhe me buzëqeshjen e turistëve të shumtë që zgjedhin Shqipërinë jo vetëm për të pushuar por edhe për kujdesin shëndetësor, ju uroj një javë të mbarë 😊

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 18. August 2019

Shqipëria “pushtohet” nga turistët e huaj, mbi 150 mijë hyjnë nga Kakavija

Bukuritë natyrore, historike dhe kulturore të Shqipërisë sa vijnë dhe tërheqin më shumë turistët e huaj, numri i të cilëve rritet nga viti në vit. Edhe për sezonin turistik të 2019, numri i të huajve që kanë hyrë në Shqipëri është rritur krahasura me vitin e kaluar.

Sipas një analize statistikore të bërë nga Drejtori i Departamentit të Kufirit në Policinë e Shtetit Eduard Merkaj, theksohet se vetëm në kufirin e Kakavijës për periudhën 1 qershor 2019 deri në 5 gusht 2019 kanë hyrë mbi 150 mijë turistë të huaj.

Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht edhe në përballimin e fluksit të madhe në hyrje, gjatë këtij sezoni turistik veror. Meqenëse jemi në Kakavijë, për periudhën 01.06.2019 deri më datë 05.08.2019, nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavijë, kanë hyrë dhe dalë në total rreth 450 mijë shtetas dhe rreth 30 mijë mjete. Vlen të theksohet fakti se vetëm nëpërmjet kësaj pike për këtë sezon, kanë hyrë mbi 150 mijë shtetas të huaj. Krahasuar me një vit më parë kemi rreth 60 mijë shtetas shqiptarë e të huaj më shumë në hyrje, se vitin e kaluar“, shprehet Merkaj.

Për shmangur radhët e gjata në hyrje dhe dalje në doganë është shtuar numri i sportele për të ofruar shërbimet maksimale për të gjithë qytetarët.

Mbytet anija me 33 turistë, 7 të vdekur, 19 të zhdukur

Të paktën shtatë vetë kanë vdekur dhe 19 janë zhdukur pasi një varkë është mbytur në lumin Danub në kryeqytetin hungarez Budapest, raporton BBC.

Tridhjetë e tre vetë, kryesisht turistë nga Koreja e Jugut, ishin në bordin e anijes kur u godit nga një anije tjetër ndërsa u ankorua.

Incidenti ndodhi të mërkurën rreth orës 22:00 të orës lokale.

Lumi Danub, shumë i preferuar për për turistët, ka shtuar sasinë e ujit për shkak të reshjeve të mëdha, duke shkaktuar rryma të forta.

Anija që u mbyt u identifikua si m emrin “Hableany”, ose Mermaid. Anija kishte dy kuverta dhe një kapacitet prej 45 personash për udhëtime.

Ministria e jashtme e Koresë së Jugut konfirmoi se 19 koreanë humbën dhe thanë se qeveria kishte planifikuar të dërgonte një ekip të zyrtarëve në Hungari.

Duke folur në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, një zëdhënës i agjencisë së udhëtimit pas turneut të grupit, Lee Sang-moo, tha se të paktën një fëmijë ishte ndër të zhdukurit.

Protestat nuk pengojnë turistët e huaj, por largojnë shqiptarët

Protestat e këtij viti duket se nuk i kanë frikësuar vizitorët e huaj, pasi sipas INSTAT Shqipëria po vizitohet gjithnjë e më shumë nga të huajt, por njëkohësisht është rritur edhe numri i shqiptarëve që dalin jashtë vendit. Shqetësimi për protestat është ngritur më parë nga operatorët turistikë, të cilët janë shprehur se protestat e dhunshme të muajve të fundit kanë shkaktuar shqetësim te turistët e huaj dhe disa prej tyre kanë anuluar prenotimet. Megjithatë, kjo nuk vihet re në shifrat e INSTAT.

Sipas shifrave zyrtare, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në katërmujorin e parë të vitit 2019 është 1.105.087, duke u rritur me 7,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në katërmujorin e parë 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri janë Gjermania, e cila ka pasur rritje me 21.3%, Spanja me 27%, SHBA me 28.3% dhe Zvicra, që ka pasur rritjen më të madhe me 29,5 %.

Hyrje-daljet e shtetasve shqiptare dhe te huaj ne Shqiperi

Ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Kosova me 6,4 %. Megjithatë, sipas shifrave të Kosovës, Shqipëria mbetet destinacioni kryesor i turistëve nga Kosova, sidomos për pushimet verore, ku vërehet se ka rritje të kërkesës nga ana e shtetasve të Kosovës. Ndërsa kërkesa për turizëm në Shqipëri mbetet e qëndrueshme nga vendet e tjera fqinjë. Shtetasit nga Italia rezultojnë 8.9% më të shumë në numër se sa në katërmujorin e parë të vitit 2018. Gjithashtu vizitorët nga Maqedonia u rritën me 7%. Polakët vijojë të kenë një kërkesë të lartë edhe pse ende nuk është sezoni i plazhit. Në katërmujorin e parë, numri i polakëve që vizituan Shqipërinë u rrit me 12%.

Nga ana tjetër, daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Prill 2019, janë 854.355, duke shënuar një rritje me 5,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kurse daljet vetëm për shtetasit shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Prill 2019, janë 469.788. Krahasuar me Prill 2018, ky numër është rritur 4,1 %.

Por,  ndryshe nga sa rezultojnë shifrat në rritje për të huajt që vizitojnë Shqipërinë, e kundërta ndodh me shqiptarët, të cilët kanë rritur ndjeshëm numrin e daljeve nga territori i vendit tonë në 4 mujorin e parë të vitit 2019. Sipas shifrave të INSTAT, numri i shtetasve shqiptarë të dalë në katërmujorin e parë është 1,719,591, duke u rritur 10%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, sipas operatorëve turistikë, ky numër ka ardhur në rritje nga viti në vit dhe mund të mos ketë ndikuar drejtpërdrejt klima politike në vend.

Protestat e opozitës po largojnë turistët nordikë e gjermanë

Teksa Shqipëria muajt e fundit ka qenë shpesh në mediat e huaja, këtë herë jo për bukuritë e saj, por për protestat, tymin dhe gazin lotsjellës, efektet kanë filluar të ndihen fort në stepjen e të huajve për të ardhur në vendin e shqiponjave.

“Situata është dramatike”, pohon për ‘Monitor’, Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turstik Shqiptar dhe drejtor menaxhues tek ‘Happy Tours Albania’, që bashkëpunon me agjenci të shumta si ato të vendeve nordike, polake, çeke etj.  “Partnerët tanë janë shumë të shqetësuar nga anulimet që po bëjnë klientët e tyre”, pohon ai. Ndonëse nuk mund të thotë ende numra, Kasa shton se agjencitë partnere kanë marrë shumë kërkesa për anulimin e rezervimeve.

Anulimet janë kryesisht nga vendet nordike dhe nga Gjermania.

Nordikët ishin një risi për turizmin shqiptar, që shfaqën interes që vitin e kaluar. Rezervimet e tyre nisin nga maji dhe mbyllen deri nga java e parë e tetorit. Fillimisht do të nisë me një charter në javë dhe në kulmin e sezonit planifikohen pesë chartera në javë.

“Partnerët tanë po mundohen që t’i qetësojnë dhe janë në pritje të zhvillimit të ngjarjeve”, pohon Kasa.

Të njëjtën tendencë negative e konfirmon dhe Zak Topuzi, nga Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit. “Ka shumë anulime grupesh”, pohon ai. “Ka dhe anulime në konferenca e trajnime”. Topuzi shton se po vazhdoi kjo situatë, nuk mund të presim asgjë të mirë.

Vitet e fundit Shqipëria pa një rritje të ndjeshme të interesit të turistëve të huaj, teksa mediat e huaja filluan të shkruajnë pa fund për bukuritë e vendit dhe pas krizës së para pak viteve në Turqi, operatorët turistikë ishin në kërkim të destinacioneve të reja. Në 2018-n, vendin tonë e vizituan një numër rekord prej  5.93 milionë të huajsh, me një rritje prej rreth 16% në raport me vitin e mëparshëm. 97% e tyre kanë ardhur për qëllime turizmi dhe për vizitë tek të afërmit dhe pjesa tjetër për biznes, trajtime shëndetësore, qëllime fetare apo për transit, sipas të dhënave të INSTAT.

Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se të huajt që vizitojnë vendin, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë për vizitë tek të afërmit dhe qëllime turistike, shpenzuan 1.86 miliardë euro në 2018-n, edhe ky një nivel rekord, me një rritje prej 8.8% me bazë vjetore.

Kasa ka pohuar më herët se ne si tur-operatorë kemi dhjetë chartera në javë nga Polonia, dy nga Çekia dhe një nga Sllovakia. Rezervimet e këtyre të fundit janë bërë sipas konceptit “all inclusive”, pra të gjitha të përfshira. “E reja e këtij viti janë turistët nga vendet baltike, pra Letoni, Lituani dhe Estoni. Është një partneritet me operatorë që janë në këto vende dhe që kanë futur edhe Shqipërinë si destinacion në paketat e tyre dhe ka pasur një lloj interesi. Përveç këtyre, vijojmë të kemi interes nga tregu gjerman dhe zviceran, por këto nuk janë kontrata me garanci.

Janë kontrata që merren me premtimin që do të zihen në sezon, bëhet rialokimi i dhomave, por ka një afat për lirimin e tyre. Dy javë apo tre javë para kohës së rezervimit, mund të bëhet anulimi i tyre dhe nuk ka penalitet për operatorin, nëse ky i fundit nuk ka arritur ta shesë. Edhe ky grup ka ardhur me konceptin “shtrat dhe mëngjes””.

Por, ky shans i madh i Shqipërisë me turizmin duket se do të zbehet, teksa politika po vijon në mënyrë të papërgjegjshme që të mos arrijë në një konsensus për të mirën e vendit.

Edhe pa frikën që kanë krijuar protestat, turizmi në vend po përballej me probleme të tjera të brendshme, si infrastruktura e dobët, apo dhe konkurrenca nga shtetet e tjera.

Kasa thotë se dy ditë më parë erdhën 3 charterat e parë nga vendet nordike për pushime në zonën e Golemit, por pamja e parë që u doli përpara në destinacionin ku do kalojnë 1 deri në 2 jave pushime ishte një turp i madh, rruga dytësore nëpër të cilën kalonte autobusi për ti dërguar nëpër hotelet e rezervuara, u jepte përshtypjen se po shkonin në ndonjë Kandahar, jashtë çdo standardi turistik bashkëkohor.

Ai paralajmëron se për shkak të këtij imazhi operatorët e njohur ndërkombëtarë që aktualisht operojnë në shqipëri si Der Turistik, Apollo Nordik,Tui, Noëa Itaka, Rimboë, Exim Tours etj, ndoshta duke filluar nga viti tjetër do të hedhin sytë nga tregjet e rajonit që nuk i kanë këto probleme dhe që iu krijojnë më shumë facilitete,të cilat kanë politikat e subvencioneve, që fillojne nga 25 euro për çdo turist që konsumon minimumi 3 netë qëndrim,që përfitojnë Operatorët Incoming, në mënyrë që të stimulohet prurja e turisteve të huaj, aplikojnë taksa të ulëta aeroportuale për avionët charter me qëllim tërheqjen e këtyre fluturimeve drej aeroprteve të tyre për të garantuar qëndrueshmërinë e vendeve të tyre si destinacion. MONITOR

Humbën në Llogara, por gjenden në Vuno dy turistët belgë

Policia ka arritur të gjejë dy turistët belgë të cilët kishin humbur që prej pasdites të së enjtes teksa ishin duke shëtitur në Llogara.

Pas kërkimeve të shumta përgjatë të gjithë natës, policia arriti t’i gjente të rinjtë rreth të 35-ave në një mal mbi fshatin Vuno të Himarës.

Ata raportohen të jenë në gjendje të mirë shëndetësore, por ende nuk dihet se përse “humbën” gjurmët.

Humbasin në Llogara dy turistë belgë

Policia është vënë në kërkim të dy turistëve belgë që mësohet se kanë humbur teksa shëtisnin në Llogara.

Bëhet e ditur se turistët janë mbi moshën 55 vjeç dhe kanë humbur që prej ditës së djeshme në malin e Llogarasë duke mos lënë asnjë gjjurmë, gjë që bën më të vështirë gjetjen e tyre.

Në ndihmë të policisë kanë ardhur edhe banorët e zonave përreth për të bërë të mundur gjetjen e turistëve belgë.

Skip to toolbar