Përfitojnë 450 mijë banorë, Rama tregon fotot e Urgjencës: Duhet të jesh qorr ta mohosh

Kryeministri Edi Rama  ka publikuar pasditen e të premtes disa foto nga godina e re e Urgjencës të Qendrës Spitalore “Xahfer Kongoli” në Elbasan. Nga një godinë e rrënuar, e kthyer në vendgrumbullim mbeturinash, Urgjenca e re e Elbasanit shndërrohet në një qendër moderne të shërbimit spitalor për të gjithë banorët e  këtij qarku, që ka një popullsi rreth 450 mijë banorë.

Në komentin, bashkëngjitur fotove të publikuar në Facebook, kreu i qeverisë i është përgjigjur edhe opozitës, që shpesh e ka kritikuar për sistemin shëndetësor. “Javën e ardhshme çel dyert Spitali i Ri i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan, të cilin e gjetëm siç mund ta shihni në këtë album dhe me këtë rast, u them të tërë atyre që e kanë fjalën e keqe në majë gjuhës: E vërtetë, shëndetësia ka ende shumë probleme, mangësi e nevoja, POR AMA, kur sheh nga u nisëm, duhet të jesh komplet i qorruar për të mohuar transformimin real të këtyre viteve”, përfundon Rama.

Godina e re e Urgjencës dhe Patologjisë ne Elbasan, jo vetëm është rikonstruktuar nga ana strukturale e saj, por ajo është pajisur dhe me laboratore dhe pajisje të reja, të cilat do të jenë në ndihmë të mjekëve dhe infermierëve, për të ofruar shërbim sa më cilësor ndaj pacientëve.

37 autoambulanca i shtohen Urgjencës, por Rama shkruan se ka ende punë për t’u bërë

37 autoambulanca moderne i janë shtuar flotës së Urgjencës Mjekësore. Lajmin e ka bërë të ditur sot vetë kryeministri Rama, i cili ka postuar një video në Facebook.

“Mirëmëngjes dhe me vetëdijen se patjetër ka yhy sa shumë akoma për të bërë, por me bindjen se kush ka sy për të parë dhe mend për t’u kujtuar nga u nisëm, as që mund ta diskutojë se çfarë progresi i madh është bërë deri këtu me shëndetësinë, ju uroj një javë të mbarë”, thekson Rama.

Falë autoambulancave,  për qarkun e Tiranës, koha e mbërritjes është 15 minuta, ndërkohë që planifikohet që e njejta gjë të aplikohet në të gjithë Shqipërinë.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, u shpreh se “të gjitha thirrjet për ndihmë mjekësorë nga e gjithë Republika e Shqipërisë, vijnë në këtë njësi koordinimi. Por, gjëja më e rëndësishme është që shtimi i autoambulancave në vendndodhjet që ato u shpërndanë, na krijoi mundësinë e shkurtimit të kohës akoma më shumë”.

MIRËMËNGJES 😀dhe me vetëdijen se patjetër ka yhy sa shumë akoma për të bërë, por me bindjen se kush ka sy për të parë dhe mend për t’u kujtuar nga u nisëm, as që mund ta diskutojë se çfarë progresi i madh është bërë deri këtu me shëndetësinë, ju uroj një javë të mbarë🙏

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 26. Mai 2019
Skip to toolbar