Bashkia Tiranë, 3 kamionë me ushqime për të dëmtuarit nga tërmetet dhe do rindërtojë disa shtëpi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dërguar 3 kamionë me ushqime për banorët e prekur nga tërmetet në fshtrat e Korçës ndërsa ka premtuar se Bashkia e Tiranës do të kontribuojë në rindërtimin e saj shtëpive.

“Si prindër të një bebi të vegjël, kishim merak fëmijët e vegjël, prandaj u kujdesëm që të jepnim panolino, qumësht. Duhet të bëjmë diçka. Edhe pas mbushjes së 3 kamionëve do e mbajmë stendën hapur, një mundësi e mirë për sevap. Kemi çuar një ekip emergjencat, staf mjekësor dhe para mjekësor. Një nga vendimet e para do të jetë një fond për ndërtimin e disa shtëpive. Duam të marrim një numër shtëpisë në qytetin e Korçës. Është mesazhi më i mirë i një dite besimi”, tha Veliaj.

Bashkia bën të ditur se deri më tani janë mbledhur 200 pako ushqimore dhe 300 batanije, si dhe tezga do të vijojë të qëndrojë e hapur gjithë ditën. “Një mundësi e mirë për të bërë sevap këtë ditë Bajrami”, e cilësoi Veliaj.

Ndërsa zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko tha se një pjesë e banorëve po largohen nga çadrat dhe po strehohen në spitale dhe shkolla. “Ishim në Korçë, në fshatin Floq dhe atje kemi parë situatën nga afër. Situata paraqitet problematike. Ka frymë solidariteti nga qytetarët e Tiranës. Banorët në Korçë po ikin nga çadrat dhe janë vendosur në shkolla ose në qendra spitalesh etj”, tha Kuko.

AKU bllokon 762 kg ushqime të skaduara. Kodi parashikon burg

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka bllokuar në kufi 762 kg produkte ushqimore të skaduara. Me ndryshimet më të fundit të Kodit Penal personat përgjegjës dënohen me burg pasi janë ashpërsuar nenet që lidhet me sigurinë ushqimore. AKU njofton se produktet e bllokuara ishin majonezë, ketchup dhe xhel karameli.

Ngarkesa me këto produkte ishte nisur nga Kosova dhe pretendohej per ri-eksport në Shqipëri.

Inspektorët e AKU-së gjatë kontrollit në kufi kanë konstatuar këto mangësi:

1.Produktet nuk përputheshin me dokumentacionin që shoqëronte këtë ngarkesë, konkretisht raport-analizat nuk i përkisnin këtyre produkteve. 2.Në çertifikatën e cilësisësë ri-eksportit origjina ishte shkruar Kosovë. 3.Produktet e ngarkeses (majonezë, ketchup, xhel karameli) nuk kishin të shënuara në etiketë numrin e Lott-it dhe datën e prodhimit dhe skadencës 4. Produkti yndyrë gatimi në etiketë kishte të shënuar “preferohet të përdoret para datës 30.03.2016” nderkohe qe në ambalazh (kapaku i kutise plastike) kishte të shënuar datën 11.06.2019.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ngarkesa me produktet ushqimore të skaduara u kthye në vendin nga ishte nisur. Me ndryshimet në Kodin Penal që do të miratohen së shpejti masat ndëshkuese ndaj kujtdo që abuzon me sigurinë ushqimore do të jenë tejet të ashpra dhe parashikojnë dënim me burg.

Siguria ushqimore, Rama: 15 vjet burg për tregtimin e ushqimeve të dëmshme

Kryeministri Edi Rama e ka kthyer në betejë, çështjen e sigurisë ushqimore në vend, ndërsa e ka cilësuar një sfidë të madhe që do ta çojë deri në fund. Rama ka qenë sot i pranishëm në tryezën për sigurinë ushqimore, ku edhe janë prezantuar ndryshimet më të fundit në Kodin Penal, duke ashpërsuar masat ligjore për të gjithë ata që tregtojnë ushqime të pacertifikuara.

“Kjo është një betejë komplekse dhe e ngjashme me ato që kemi ndërmarrë për të vendosur rend. Kush merr përsipër të cenojë një rend ligjor duhet të përballet me pasojat. Kush merr përsipër të cenojë shëndetin duhet të përballet me pasojat. Ai që e tregton produktin i cili është provuar i jashtëligjshëm do të dërgohet para ligjit. Nuk dua të hyj në shumë detaje dhe boshllëqe por dua të them shumë shkurt se prodhimi i rrezikshëm që dëmton veten dhe të tjerët sot referohen dhe janë faktikisht 65 materiale të tilla dhe përfundojnë në kosh. Këtu ne jemi të vendosur që të vendosim në Kodin e Ri penal në ndëshkimin me heqje lirie, me ndalimin e përjetshëm të personit për t’u marrë me atë aktivitet dhe me dëmshpërblimet përkatëse.

Edhe tregtimi i mallrave jashtë afatit të përdorimit do të ndëshkohet me ligj. AKU ka konstatuar tregtimin e mallrave jashtë afatit dhe për fat të keq nuk ka ndodhur asgjë. Për prokurorinë kjo nuk përbën një çështje. Mashtrimi me produktet është një tjetër sektor ku ne do të bëjmë një ndryshim të qenësishëm. P.sh produktet e qumështit që përmbajnë produkte të tjera do jenë pjesë e Kodit Penal. Këto janë kaluar me gjoba qesharake.

E fundit- Heqja e elementëve të sigurisë nga produktet ushqimore. Edhe kjo do të futet në Kodin Penal.

Do shkojnë deri në 15 vjet burg. Kush merr përsipër të prodhojë, eksportojë dhe importojë ushqim duhet ta dijë se po futet në një sektor me detyrimin për të mos cenuar shëndetin e konsumatorit.

Jemi të keq ardhur jo vetëm pse çdo goditje mediatike e pamotivuar krijon një alarm shumë të madh dhe ju godet ju drejtpërdrejtë.

Këto janë krime që sjellin jo vetë vdekje por edhe sëmundje. Shkelësve do i shkojmë nga pas dhe do i çojmë prapa hekurave. Një pjesë e tyre do tërhiqen dhe do dalin nga sistemi. Spekulantët do pakësohen dhe do mendohen mirë kur të bëjnë krahasimin mes shumës që pretendojnë të fitojnë dhe viteve që mund të kalojnë prapa hekurave”, u shpreh Rama.

Ai gjithashtu tha se jo gjithëçka është e zëzë në këtë fushë, pasi s’mund futen në një thes të gjithë prodhuesit shqiptar. Madje Rama tha se janë mbi 300 ton produkte shqiptare që eksportohen nga vendet e BE-së dhe asnjë kamion nuk është kthyer mbrapsht.

“Sot në Shqipëri ka një numër të madh njerëzish, sipërmarrësish që i janë dedikuar prej vitesh me pasion dhe shumë sakrifica këtij sektori për të importuar dhe eksportuar ushqim. Është e dhimbshme që të gjithë këta njerëz të futen në një thes dhe të jetosh me idenë se në Shqipëri hahet keq. Ushqehet edhe nga mediet në mënyrë të papërgjegjshme. Janë eksportuar mbi 300 mijë ton produkte dhe nuk janë marrë mbrapsht asnjë kamion me ushqime nga vendet europiane. Nëse ata produkte do ishin me hormone nuk do kishin këtë trende eksportesh. Shqipëria është bërë një vend i dëshiruar”, tha kryeministri.

Skip to toolbar