Bashkia Tiranë, 3 kamionë me ushqime për të dëmtuarit nga tërmetet dhe do rindërtojë disa shtëpi

AKTUALITET


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dërguar 3 kamionë me ushqime për banorët e prekur nga tërmetet në fshtrat e Korçës ndërsa ka premtuar se Bashkia e Tiranës do të kontribuojë në rindërtimin e saj shtëpive.

“Si prindër të një bebi të vegjël, kishim merak fëmijët e vegjël, prandaj u kujdesëm që të jepnim panolino, qumësht. Duhet të bëjmë diçka. Edhe pas mbushjes së 3 kamionëve do e mbajmë stendën hapur, një mundësi e mirë për sevap. Kemi çuar një ekip emergjencat, staf mjekësor dhe para mjekësor. Një nga vendimet e para do të jetë një fond për ndërtimin e disa shtëpive. Duam të marrim një numër shtëpisë në qytetin e Korçës. Është mesazhi më i mirë i një dite besimi”, tha Veliaj.


Bashkia bën të ditur se deri më tani janë mbledhur 200 pako ushqimore dhe 300 batanije, si dhe tezga do të vijojë të qëndrojë e hapur gjithë ditën. “Një mundësi e mirë për të bërë sevap këtë ditë Bajrami”, e cilësoi Veliaj.

Ndërsa zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko tha se një pjesë e banorëve po largohen nga çadrat dhe po strehohen në spitale dhe shkolla. “Ishim në Korçë, në fshatin Floq dhe atje kemi parë situatën nga afër. Situata paraqitet problematike. Ka frymë solidariteti nga qytetarët e Tiranës. Banorët në Korçë po ikin nga çadrat dhe janë vendosur në shkolla ose në qendra spitalesh etj”, tha Kuko.




Skip to toolbar