Vrasja e shqiptarit në burgun grek, zbulohen detaje të reja

Detaje të reja janë zbuluar për vdekjen e dyshimtë të 34-vjeçarit shqiptar Bandiol Tusha, i cili u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun e Koridhalos në Greqi.

Vdekja e tij ndodhi më 27 Janar 2019 dhe fillimisht autoritete thanë se ndodhi nga mbidoza. Ekspertiza mjeko-ligjore, u arrit në konkluzionin se Bandiol Tusha ishte mbytur duke i vendosur duart në fyt, ndërsa mediat greke kanë publikuar edhe fotot ku duken shenjat e dhunës së ushtruar ndaj shqiptarit.

34-vjeçari u arrestua pasi u kishte ofruar strehim dy të dyshuarve për vrasjen e avokatit grek Mixaleis Zafeiropoulos, policia mendon se urdhri i vrasjes së tij është dhënë po nga personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Vrasja në Vlorë, flet i plagosuri: Më kanë ngatërruar me një anëtar bande

Nga atentati i mbrëmshëm në fshatin Poro në Vlorë, mbeti i vdekur 22 vjeçari Sotiraq Mëhilli dhe është plagosur Eno Mata që dyshohet, sipas policisë se ka qenë shënjestër e atentatit. Por Mata ka folur për News 24 dhe ka thënë se ai nuk ka bërë asnjë vrasje në Greqi, por vetëm ka grabitur një bankë, krim për të cilin ka vuajtur dënimin. Mata thotë se atë e kanë ngatërruar me një anëtar bande në Greqi, ndaj edhe e kanë qëlluar.

“Unë nuk kam bërë asnjë vrasje, vetëm kamë bërë vjedhje në bankë. Jam dënuar për këtë punë. Atje më kanë ngatërruar me një anëtar të një bande. Prandaj më kanë qëlluar” është shprehur Eno Mata.

Më pas ai ka thënë se autorët që kanë qëlluar në drejtim të tij dhe shokut të tij kanë dalë nga një ferrë ku ishin fshehur.

Dyshohet se vrasja e mbetur në tentativë e Matës është porositur në shtetin fqinj, Greqia, pasi ai dyshohet për vrasjen e avokatit grek Mihalesi Zafeiropoulos. Një krim të cilin vetë Mata e ka mohuar.

Eno Mata

U akuzua si bashkëpunëtor i vrasjes së mikut të tij, lirohet Mario Meshini

Mario Meshini, një prej të arrestuarve për vrasjen e Devi Kasmit, është lënë i lirë nga Gjykata e Tiranës. Mario Meshini qëndroi disa muaj në burg, ndërsa arrestimi erdhi pas zbardhjes së tabulateve telefonike në telefonin e Kasmit duke u akuzuar si bashkëpunëtor në vrasje. 25-vjeçari ka pasur miqësi me viktimën dhe ka përjashtuar çdo përfshirje të tij në ngjarjen kriminale.

Devi Kasmi, 41 vjeç, u vra me disa plumba në kokë dhe trup në derën e shtëpisë së tij, ndërsa disa persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjes. Vrasja ka dyshime se ndodhi për prishje të pazareve të drogës në Francë dhe Spanjë, ndërsa ekzekutor ka qenë një shtetas grek.

E vret me gjakftohtësi në shtëpi, e qan në burg

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Memaliajn, ku burri varu gruan e tij, duket se ka ardhur edhe pendimi i tij.

Skënder Hoxha, nuk e pranoi krimin në fillim, por më pas tha se e kishte bërë ai për shkak se bashkëshortja e tij, Antoneta Hoxha, po i kërkonte llogari se ku i kishte shpenzuar kursimet e përbashkëta të disa viteve.

“Nuk durova dot se kishte një muaj që më kërkonte llogari se ku i kisha shpenzuar kursimet tona dhe e godita me levë pas kokës.” – ka thënë ai në dëshminë e tij.

Mësohet se gjatë qëndrimit në dhomat e paraburgimit ai ndodhet në efektin e qetësuesve sepse gjatë gjithë kohës qan dhe kërkon të shoqen.

Vrasja e 2-fishtë në Laç, dorëzohet edhe autori i tretë

Edhe autori i tretë i krimit të dyfishtë në qytetin e Laçit është vetëdorëzuar në polici. Autori i tretë i dyshuar është Manuel Bushi, 23 vjeç, banues në Laç. Më herët janë dorëzuar edhe dy autorët e tjerë Markel Bushi, 25 vjeç dhe Vincent Bushi, 28 vjeç.

3 autorët akuzohen për vrasjen e dy kushërinjve Mikel Jushi, 35 vjeç dhe Jani Jushi, 30 vjeç, në qytetin e Laçit.

Sipas policisë ngjarja ndodhi për motive banale në lokal, ku pas një konflikti fizik çoi në përdorimin e armëve. Dy kushërinjtë morën disa plagë në trup, por nuk arritën t’i mbijetonin duke humbur jetën në një spital privat në Tiranë.

Vetëdorëzimi i autorëve ndodhi pas negociatave të policisë me familjarët e tyre.

Ngjarja në Memaliaj, bashkëshorti pranon se vrau gruan

Policia ka vënë në pranga sot 63 vjeçarin Skënder Hoxha, i cili pranoi se vrau bashkëshorten e tij, Antoneta Hoxha në fshatin Vagalat të Memaliajt.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, ku një grua me emrin Antoneta Hoxha, 53 vjeç u gjend e pajetë nga komshinjtë e saj, me plagë të rënda në kokë dhe në krah.

Që në fillim policia dyshoi se gruaja mund të ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, megjithëse fqinjët thanë se ata ishin një çift mjaft i qetë. Por dyshimet dolën të sakta. Mësohet se 63 vjeçari Skënder Hoxha ka pranuar vetë në polici se ka qenë ai që ka vrarë gruan Antoneta Hoxha, nënë e katër fëmijëve, tre vajza të martuara dhe një djali.

“E vrava unë. Debatuam, nuk durova dhe e qëllova. Nuk doja të vdiste”, citohet të ketë thënë Skendër Hoxha.

Deklarata zyrtare e Policisë:

“Pas njoftimit të marrë se shtetasja A.H., banuese në fshatin Vagalat, Bashkia Memaliaj, u gjet nga familjarët e pajetë në banesë, me dëmtime në kokë, menjëherë u ngrit grupi hetimor ku në bashkëpunim Prokurorinë kryen veprimet e para procedurale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët e Stacionit të Policisë Memaliaj nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër bënë arrestimi në flagrancë të shtetasit S.H., 63 vjeç, i cili ka vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen A.H., 53 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme”.

Skip to toolbar