Një atentat me breshëri kallashi ka ndodhur
natën e mbrëmshme në fshatin Poro të Vlorës, ku ka mbetur i vdekur një i ri 22
vjeç dhe një tjetër 32 vjeç është plagosur rëndë.
Mësohet se nga atentati ka mbetur i vdekur 22
vjeçari, Sotiraq Mëhilli dhe është plagosur Eno Mata 32-vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1 të natës, kur
të dy personat janë qëlluar me breshëri teksa ishin duke udhëtuar me motorr.
Autorët e krimit kanë djegur automjetin vetëm
disa kilometra larg vendit ku lanë të vrarë 22-vjeçarin dhe plagosën
32-vjeçarin tjetër.
Policia bën të ditur se ka gjetur të djegur një
automjet tip ‘ Mercedes Benz’ në Bishan, si dhe ka sekuestruar dy kallashnikovë
me të cilët autorët kanë hapur zjarr.
Makina rezulton e vjedhur gjithashtu edhe
targat e këtij automjeti rezultojnë të jenë të vjedhura.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forca
të FNSH, të cilat kanë nisur krehjen e
zonës për gjetjen e autorëve. Sipas policisë personi i plagosur Eno Mataj që
dyshohet të jetë edhe shenjestra e atentatit kishte pak më shumë se 6 muaj i
kthyer nga Greqia ku edhe ishte i dyshuar e dënuar për grabitje.
Ndërsa 22 vjeçari që gjeti vdekjen ishte një person pa probleme dhe pa precedent sipas policisë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.05.2019, rreth orës 01:10, në
fshatin Poro (rrugë) në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë në
drejtim të shtetasve E.M dhe S.M të cilët po udhëtonin me motorr.Si pasojë të
dy shtetasit janë plagosur, ku rrugës për në spital ka ndërruar jetë 22 vjeçari
S.M, ndërsa shtetasi E.M, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Forca të shumta të Policisë Vlorë dhe FNSH-së
po krehin zonën, ku në fshatin Bishan është konstatuar duke u djegur një
automjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/rët.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor i
cili vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e
autorit/ëve.