Horror në Zagreb, vret ish-gruan dhe pesë të tjerë, më pas qëllon veten

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zagreb ku një person ka vrarë ish gruan, pesë persona të tjerë dhe më pas ka qëlluar edhe mbi veten.

Policia në Zagreb ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kajzerica të kryeqytetit kroat.


Gjashtë trupat e pajetë u gjetën të enjten mbrëma në një shtëpi në Zagreb, pasi policia u alarmua nga të shtënat me armë.

Mediat raportojnë se vrasësi i dyshuar ishte ish-bashkëshorti i njërës prej viktimave.

Shefi i policisë në Zagreb, Marko Rashiq ka bërë të ditur për gazetarët se viktimat janë dy burra, tri gra dhe një fëmijë.

Ndërsa një tjetër fëmijë,vetëm shtatëmuajsh fatmirësisht i mbijetoi të shtënave. Policia e gjeti vrasësin të vdekur.




Skip to toolbar