Horror në Zagreb, vret ish-gruan dhe pesë të tjerë, më pas qëllon veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zagreb ku një person ka vrarë ish gruan, pesë persona të tjerë dhe më pas ka qëlluar edhe mbi veten.

Policia në Zagreb ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kajzerica të kryeqytetit kroat.

Gjashtë trupat e pajetë u gjetën të enjten mbrëma në një shtëpi në Zagreb, pasi policia u alarmua nga të shtënat me armë.

Mediat raportojnë se vrasësi i dyshuar ishte ish-bashkëshorti i njërës prej viktimave.

Shefi i policisë në Zagreb, Marko Rashiq ka bërë të ditur për gazetarët se viktimat janë dy burra, tri gra dhe një fëmijë.

Ndërsa një tjetër fëmijë,vetëm shtatëmuajsh fatmirësisht i mbijetoi të shtënave. Policia e gjeti vrasësin të vdekur.

Horror në Kaliforni, vritet fëmija dhe dy të rritur, 15 të plagosur

Nga një festival ushqimi është kthyer në një ditë horrori, pasditja së dielës në Kaliforninë veriorë ku një 3 persona u vranë, mes tyre një fëmijë 6 vjeçar dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur pasi nje person hapi zjarr mes turmës që ishin duke festuar në ditën e 3 të “festivalit të hudhrës”.

Një nga viktimat e vrarë ishte gjashtëvjeçari Steven Romero i San Jose. Nëna e djaloshit u qëllua gjithashtu në stomak dhe në dorë dhe u transportua me urgjencë në spital.

Zyrtarët pritet të vazhdojnë hetimet dhe  të japin informacion shtesë në një konferencë shtypi gjatë të hënës.

Këshilltari i qytetit Gilroy, Dion Braço, ka thënë se këto të dhëna janë paraprake. Agjentët nga Byroja Federale bëjnë të ditur se përveç plumbave janë hedhur edhe mjete të tjera shpërthyese.

Një dëshmitar i ka thënë televizionit NBC se autori i sulmit ka qenë një person rreth 30 vjeç. Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen shumë njerëz të habitur dhe duke vrapuar për të gjetur ndonjë vend të sigurt.

I organizuar për herë të parë më 1979, Festivali i Hudhrës në Gilroy, ka qenë në përfundim të ditës së tretë dhe të fundit për këtë vit.

Ai njihet për aktivitete të ndryshme ku hahet akullore, ushqime të gatuara me hudhër, zhvillohen gara me ushqim dhe ka luhet muzikë argëtuese. Por nga një festë, është kthyer në një ngjarje të frikshme.

Theri gruan, mbytet burri vrasës

Është gjetur i mbytur 37-vjeçari Adriatik Kuka, i cili të premten vrau gruan me thikë në zemër. Policia bën të ditur se ka gjetur trupin e tij të pajetë mëngjesin e  së shtunës në sektorin Rinia në Durrës.

“Më datë 20.07.2019, rreth orës 07:30, në Sektorin Rinia, Durrës, është gjetur i mbytur  shtetasi A.K.rreth 37 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës”, njofton policia.

Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.

Ditën e premte Kuka tronditi mbarë opinionin publik pasi vrau bashkëshorten duke e qëlluar atë disa herë me thikë.

Viktima, shtetasja Hazbije Kuka, 36 vjeç, ka ndërruar jetë në spital duke mos i mbijetuar dot plagëve.

Ndërsa autori i krimit, Kuka, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shkak për vrasjen mësohet se ka qenë xhelozia e Kukës ndaj gruas e cila kohët e fundit kishte filluar punë.

Ndërkohë që vrasja e saj ka ndodhur në sy të djalit 8-vjeçar, i cili për fatin e keq brenda dy ditësh mbeti jetim duke humbur të dy prindërit.

I dënuar me burg të përjetshëm për vrasje, arrestohet 49 vjeçari në Durrës

Policia ka vënë në pranga të mërkurën 49-vjeçarin Ermir Dervishi banues në Durrës, i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të kryer në vitin 1999.

 “Shtetasi Ermir Dervishi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit të Alessandrias, në datën 18.02.1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasja”- njofton policia.

Pas arrestimit policia njofton se në bashkëpunim me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, Dervishi do të ekstradohet drejt Italisë.

Ermir Dervishi njihet ndryshe si “miku i bandës së Durrësit”. Në vitin 1998 ai akuzohet se ka vrarë Gentian Duron në Itali.

DurrësVijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasja".Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të mara dhe një pune të mirëorganizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:• Ermir Dervishi, 49 vjeç, banues në Durrës. Shtetasi Ermir Dervishi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit të Alessandrias, në datën 18.02.1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale "Vrasja".Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 10. Juli 2019

Italianit i vjedhin makinën, policia arreston një ish të dënuar për vrasje, tjetri në kërkim

Një denoncim për “Mashtrim” i një shtetasi italian bërë në Policinë e Tiranës në ngarkim të një shtetasi shqiptar, ka çuar policinë në arrestimin e një tjetër shtetasi, që lëvizte me armë pa leje dhe i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, teksa sipas policisë, ka qenë një shteas italian, i cili ka denoncuar në polici një shtetas shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, vetëm inicialet E.P, 42 vjeç, se ky i fundit i kishte marrë nëpërmjet mashtrimin mjetin e tij tip “Alfa Romeo” dhe nuk ia kishte kthyer më.

Pas këtij denoncimi, policia është vënë në kërkim të autorit dhe mjetit, teksa gjatë kontrolleve, fillimisht shërbimet e Policisë kanë pikasur mjetin në rrugën “Bilal Golemi”. Efektivët e policisë kanë ndërhyrë për të bërë bllokimin e mjetit, ndërsa shoferi që drejtonte veturën ka hedhur jashtë automjetit një armë zjarri Pistoletë “TT”.

Policia e ka arrestuar në flagrancë shtetasin, emri i të cilit nuk jepet, vetëm inicialet E.S., 27 vjeç. Ky shtetas rezulton me precedent të mëparshëm kriminal, pasi ka qenë i dënuar për “Vrasje” e mbetur në tentativë.

Mësohet se 27 vjeçari e kishte blerë automjetin nga shtetasi E.P., vjeç, që tashmë është shpallur në kërkim nga policia dhe akuzohet për veprën penale të “Mashtrimit”. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit së bashku me një karikator me fishekë si dhe automjeti në pronësi të shtetasit italian.

I humbur prej 5 ditësh, familjarët e gjejnë të vdekur 17 vjeçarin në Këlcyrë. Ja dyshimet

Prej 5 ditësh kishte humbur çdo kontakt me familjen e tij dhe vetëm mëngjesin e së enjtes është gjetur i pajetë trupi i 17 vjeçarit Matia Rizallari, në Këlcyrë.

Trupi i tij është gjetur pranë Urës së Dragotit në Këlcyrë, ndërkohë që vdekja e tij ende mbetet mister.

Ndërkaq, familjarët e 17-vjeçarit dyshojnë se ai mund të jetë vrarë nga shoku i tij. Madje i ati, Arjan Rizallari ka denoncuar në polici duke ngritur gishtin mbi 25-vjeçarin Egliter Dosti.

Policia ka shoqëruar të riun dhe po e merr në pyetje.

Tronditet Laçi, një i ri qëllohet për vdekje për një vend parkimi

Një ngjarje  e rëndë ka tronditur Laçin në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës, teksa një i ri ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se i riu me inicialet V.Sh. 24 vjeç, mësohet se është qëlluar me armë zjarri automatike në afërsi të stadiumit të Kurbinit. 24-vjeçari ka pasur një konflikt të çastit me disa të rinj të tjerë për një vend parkimi.

Autorët e vrasjes kanë kërkuar që viktima tu lironte një vend parkimi, por 24-vjeçari me orgjinë nga Mirdita, ka bërë rezistencë. Një prej personave ka nxjerr një armë automatike dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës duke i marrë jetën. Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për kapjen e tyre.

Në ndihmë të Policisë Vendore, për të bërë të mundur zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes, janë nisur një grup specialistësh nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSh, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.

Dyshoi se e tradhtoi, i pret kokën gruas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një burrë i ka prerë kokën bashkëshortes së tij, pas dyshimeve se ajo e tradhtonte me fqinjin e tyre. Autori, 30-vjeçari Abhijit Das, u vetëdorëzua në polici së bashku me kokën e të shoqes në duar.

Ai deklaroi në polici se dyshonte se e shoqja e tradhtonte dhe për këtë arsye e vrau. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Bengali.

Pas arrestimit, policia shkoi në banesën e autorit ku gjeti trupin e gruas të mbuluar në gjak.

Shkodër, arrestohet i shumëkërkuari për vrasje me motive gjakmarrjen

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një person i dënuar në mungesë me 23 vjet burg për veprën penale të “Vrasjes”. Shtetasi Lush Pjollaj është arrestuar mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, i shumëkërkuari ishte fshehur në një banesë.

Lush Pjollaj është dënuar në vitin 2013 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me 23 vjet burgim për veprën penale “Vrasja me paramendim”, pasi në datën 12 shtator të vitit 2012 ka vrar në lagjen Pjollaj të fshatit Vuksanajj, shtetasin M.T. 56 vjeç për motive gjakmarrje.

“Në kushte të vështira të terrenit dhe të motit, Policia ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Lush Pjollaj 42 vjeç, i cili fshihej në një banesë në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit”.

“Ky shtetas është dënuar në vitin 2013 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me 23 vjet burgim për veprën penale “Vrasja me paramendim”, pasi me datën 12.09.2012 në lagjen Pjollaj të fshatit Vuksanaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. T. 56 vjeç për motive të gjakmarrjes”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Po gjatë këtij aksioni, të koduar “Dukagjini”, është vënë në pranga dhe shtetasi Edmond Beqari, 49 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar nga Gjykata e këtij qyteti me 5.6 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Gjithashtu u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Edmond Beqari, 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me 5 vjet e 6 gjashtë muaj burg për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme”.

ShkodërFinalizohet operacioni policor i koduar "Dukagjini", për kapjen e një personi të shumëkërkuar.Operacioni në Dukagjin nga strukurat e DVP Shkodër zhvilluar në kushte të vështira të motit dhe terrenit.Kapet dhe ndalohet i shumëkërkuari, i dënuar me 23 vite burg për "Vrasje".Gjithashtu në vijim të operacionit u kap në Shkodër edhe një shtetas tjetër i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve‘’.Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë edhe bashkëpunimit me komunitetin, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Dukagjini".Në kushte të vështira të terrenit dhe të motit, Policia ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Lush Pjollaj 42 vjeç, i cili fshihej në një banesë në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit.Ky shtetas është dënuar në vitin 2013 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me 23 vjet burgim për veprën penale “Vrasja me paramendim”, pasi me datën 12.09.2012 në lagjen Pjollaj të fshatit Vuksanaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. T. 56 vjeç për motive të gjakmarrjes.Gjithashtu u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Edmond Beqari, 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me 5 vjet e 6 gjashtë muaj burg për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme

Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 29. Mai 2019

Breshëri kallashi në Vlorë, vritet 22-vjeçari, plagoset një tjetër

Një atentat me breshëri kallashi ka ndodhur natën e mbrëmshme në fshatin Poro të Vlorës, ku ka mbetur i vdekur një i ri 22 vjeç dhe një tjetër 32 vjeç është plagosur rëndë.

Mësohet se nga atentati ka mbetur i vdekur 22 vjeçari, Sotiraq Mëhilli dhe është plagosur Eno Mata 32-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1 të natës, kur të dy personat janë qëlluar me breshëri teksa ishin duke udhëtuar me motorr.

Autorët e krimit kanë djegur automjetin vetëm disa kilometra larg vendit ku lanë të vrarë 22-vjeçarin dhe plagosën 32-vjeçarin tjetër.

Policia bën të ditur se ka gjetur të djegur një automjet tip ‘ Mercedes Benz’ në Bishan, si dhe ka sekuestruar dy kallashnikovë me të cilët autorët kanë hapur zjarr.

Makina rezulton e vjedhur gjithashtu edhe targat e këtij automjeti rezultojnë të jenë të vjedhura.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forca të FNSH, të cilat  kanë nisur krehjen e zonës për gjetjen e autorëve. Sipas policisë personi i plagosur Eno Mataj që dyshohet të jetë edhe shenjestra e atentatit kishte pak më shumë se 6 muaj i kthyer nga Greqia ku edhe ishte i dyshuar e dënuar për grabitje.

Ndërsa 22 vjeçari që gjeti vdekjen ishte një person pa probleme dhe pa precedent sipas policisë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.05.2019, rreth orës 01:10, në fshatin Poro (rrugë) në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë në drejtim të shtetasve E.M dhe S.M të cilët po udhëtonin me motorr.Si pasojë të dy shtetasit janë plagosur, ku rrugës për në spital ka ndërruar jetë 22 vjeçari S.M, ndërsa shtetasi E.M, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forca të shumta të Policisë Vlorë dhe FNSH-së po krehin zonën, ku në fshatin Bishan është konstatuar duke u djegur një automjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/rët.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Skip to toolbar