Exclusive/ Si do mbrojë Basha “fitoren”: Kur t’iu pyesin për motin, thoni: Zgjedhjet ishin nul

“Edhe po t’ju pyesin për motin, thoni që zgjedhjet janë nul. PD fitoi”. Mund t’ju duket e çuditshme por kjo fjali është pjesë e tezave të Partisë Demokratike të hartuara pas zgjedhjeve të 30 qershorit dhe të shpërndara për anëtarët e kryesisë dhe ish deputetët e Grupit Parlamentar. Realstory.al ka zbulur në mënyrë ekskluzive dokumentin që i është shpërndarë anëtarëve të kryesisë së PD-së dhe një nga porositë që Basha ka për të vetët është që “të përsërisim deri në mërziti, pa u lodhur 2 gjëra, votimet janë të paligjshme, PD fitoi”.

Tetë janë tezat kryesore që duhet t’i përmbahen anëtarët e PD-së. “Përsëritja e gjetjeve kryesore të raportit të OSBE/ODIHR; Këto janë votime të paligjshme; Për herë të parë votime me një parti; Për herë të parë përjashtohet opozita nga komisionet; Edhe pse me vetëm një kandidat nuk  lanë  as mundësinë në fletë votimi të votohej kundër por vetëm një kuti ku mund të votohej vetëm pro; Edhe Fronti Demokratik në komunizëm kishte formalisht dy kuti një Pro një Kundër; Edhe pse vetë kandidoi, vetë votoi dhe vetë numëroi, i manipuloi të gjitha; Edi Rama manipuloi edhe një proces që e kontrollonte të gjithin vetë dhe kjo tregon edhe njëherë se me të nuk mund të ketë zgjedhje të lira”, shkruhet në dokument.

Përmes këtij dokumenti duket qartë se Basha e PD ka vendosur të mos reflektojë por të vazhdojë me këmbëngulje ta quaj nul 30 qershorin si dhe të bindë të vetët se ata janë fitues.

 “Shqiptarët braktisën në masë maskaradën e votimit një partiak të Edi Ramës. 85 përqind e votuesve të regjistruar refuzuan votimet e paligjshme moniste. 85% e shqiptarëve duan ndryshim. Kjo është e vetmja vlerë e 30 Qershorit. Gjithçka tjetër është farsë e paligjshme, antikushtetuese. PD dhe opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 qershori”, shkruhet në dokument.

Gjithashtu në dokument u jepet porosi ish deputetëve dhe anëtarëve të PD që të mos  u përgjigjen çdo lloj pyetje që u drejtohet në mënyrë që të mos prodhojnë lajme, por t’u qëndrojnë vetëm këtyre tezave.

“Edhe nëse pyetemi për motin, ne duhet të themi “sipas raportit të OSBE/ODIHR”. Nuk duhet të komentojmë çdo pyetje që na bëhet.  Jo çdo pyetje duhet të marrë një përgjigje që të përbëjë lajm patjetër. Ne duhet të mësohemi të mos i japim përgjigje çdo gjëje dhe sipas rastit t’i themi atyre që nuk kemi koment apo kjo pyetje nuk ka rëndësi për thelbin e çështjes. Është e rëndësishme të jemi koncizë”, shkruhet në dokument.

Porosi jepen edhe në lidhje me qëndrimet që PD duhet të mbajë për deklaratat e presidentit, duke theksuar se në asnjë mënyrë nuk duhen komentuar akuzat e tij për Sorosin, të zbuluar më herët nga realstory.al. (lexo këtu)

“Ne kemi vlerësuar përherë përpjekjet e Presidentit për zgjidhjen e krizës. Por qëndrimi ynë është i pandryshuar: ne nuk hyjmë në zgjedhje pa largimin e Edi Ramës dhe nxjerrjen e drejtësisë së atyre që vodhën zgjedhjet në bashkëpunim me krimin. Për qëndrimet e tjera të Presidentit ne nuk kemi asnjë koment. (Këtu përfshihet edhe çështja e Sorosit)”, shkruhet në tezat e PD-së.

Në lidhje me qëndrimet e SHBA dhe BE, porosia kyçe e lidershipit të PD-së është “nuk kemi asnjë koment”.

“Ne nuk komentojmë qëndrimet e SHBA dhe BE. Qëndrimi ynë për zgjedhjet është i qartë: ne nuk i njohim këto zgjedhje, pasi ato janë të paligjshme. OSBE-ODIHR ka konfirmuar që këto zgjedhje janë të paligjshme. Manipulimet e shumta që u zbuluan vërtetojnë qëndrimin tonë se Edi Rama nuk mund të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndryshme. Ai vodhi edhe votat e veta”, shkruhet në tezat e PD-së.

Ish deputetëve dhe anëtarëve u jepet porosi të përmendin në çdo dalje të tyre me shifra pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje si dhe t’i cilësojnë të paligjshëm të zgjedhur e rinj vendorë.

Në dokument nënkupton edhe nxitja e trazirave në mënyrë që të mos lejohet marrja e zyrave nga të zgjedhurit e rinj vendorë. Në tezat e PD-së shkruhet se PD e konsideron të paligjshëm zaptimin e zyrave nga të zgjedhurit e rinj vendorë dhe se si reagon populli këtë nuk e parashikon dot askush.

“Emrat që do të dalin nga votimet e paligjshme të 30 qershorit janë rezultat i zgjedhjeve të paligjshme, dhe në kundërshtim me vullnetin e thuajse të gjithë votuesve të Shkodrës, Kavajës, Lezhës, Kamzës, Tropojës dhe bashkive të tjera.

Në këto kushte çdo përpjekje për zaptimin e bashkive është e paligjshme dhe do të trajtohet si e tillë.

Çfarë do të thotë kjo??? Çfarë do bëni???

Ne i konsiderojmë të paligjshme dhe do e trajtojmë si të paligjshëm çdo përpjekje për pushtimin e bashkive.

Se si vendos ti përgjigjet populli, banorët e këtyre bashkive, këtë nuk mund ta parashikojmë sot dhe nuk ka njeri që e parashikon dot!”, shkruhet në dokument.

Në të gjithë dokumentin duket qartë se strategjia e PD-së në ditët në vijim nuk ndryshon asnjë presje me atë që ka bërë deri tani, të mohojë zgjedhjet e 30 qershorit, ta cilësojë veten fituese, të sulmojë me akuza Ramën e qeverinë si dhe të krijojë trazira nëpër bashki duke mos lejuar marrjen e zyrave nga të zgjedhurit e rinj vendorë./Realstory.al

Përçahet opozita, Monika ‘flirton’ me Ramën

Monika Kryemadhi prej disa ditësh ka dalë me qëndrime më të moderuara se kryetari i Partisë Demokratike, në lidhje me vijimin e aksionit opozitar dhe zgjidhjen e krizës. Shefja e LSI-së, deklaroi tre ditë më parë, se ishte gati për dialog me Edi Ramën, por me kushtin e vetëm që Kryeministri, të paraqitet në tryezën e dialogut si kryetar i PS-së. Ky qëndrim i Kryemadhit, nuk ka marrë mbështetje nga liderë të tjerë të opozitës, por as nuk është kundërshtuar.

Megjithatë, Lulzim Basha vijon të mbetet i prerë në qëndrimin e tij, Rama të largohet dhe më pas zgjidhet kriza. Por, qëndrimet e Bashës, duket se tashmë nuk janë në koherencë të plotë me ato të Kryemadhit. Shefja e LSI, mbrëmjen e vonë të së martës, ka folur në një studio televizive, ku është shprehur se “ Të jem unë si Lulzim Basha unë shkoj në zgjedhje me Edi Ramën. Sot të shkosh në zgjedhje me Edi Ramën kemi 90% të shqiptarëve. Ja kam thënë dhe Basha e di shumë mirë këtë gjë, jo vetëm Basha por shumë të tjerë. Nuk kam asnjë kontraditë (me Bashën), jemi të rakorduar. Jemi në negociata me ndërkombëtarët. Sot opozita është në udhëheqje të opinionit kombëtar dhe shqiptar”.

Një deklaratë e fortë kjo e Kryemadhit, që bëhet për herë të parë pas pesë muajsh aksion opozitar, dhe që duket se vë kreun e PD-së nën presion për të pranuar hyrjen në dialog. Në këtë pikë, deklarata e Monika Kryemadhit duhet lexuar edhe si një sfidë ndaj Lulzim Bashës për 13 tetorin. Të gjithë aleatët e vegjël të Bashës kanë deklaruar më herët se do të futen në zgjedhjet e 13 tetorit, edhe LSI e Monika Kryemadhit do të mbështesë dekretin e Ilir Metës. I vetmi që nuk ka pranuar këtë dekret deri më tani, është Lulzim Basha, i cili deklaroi më 27 qershor (ditën që doli dekreti) se nuk do të pranonte asnjë datë zgjedhjesh pa largimin e Ramës.

Në këto kushte, Monika Kryemadhi, e vënë edhe nën presion elektoral, tashmë që nuk do të ketë më asnjë pushtet lokal dhe qendror, dhe me rrezikun e firove në rradhët e partisë së saj, duket se po kërkon një proces të përshpejtuar të zgjidhjes së krizës dhe shkuarjen në zgjedhje sa më parë, pasi vetëm kështu mund të shpëtohet LSI.

Këtë e vërteton edhe një sondazh i fundit i Eduard Zaloshnjës, i cili tregon se LSI, nëse zgjedhjet mbahen sot, humb më shumë se 140 mijë vota në krahasim me zgjedhjet e fundit. Ndërkohë, këto vota që kanë rrjedhur nga LSI, kanë shkuar te PD-ja, pasi po sipas këtij sondazhi, Partia Demokratike kishte  pësuar një rritje me rreth 100 mijë vota.

Zgjedhjet në Greqi, shqiptarët i kthejnë kurrizin shqiptarëve

Në zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Greqi, ku fituese doli partia “Demokracia e re” kandidonin edhe dy shqiptarë për Partinë Lëvizja për Ndryshim apo ‘Kinima Allagis’, një forcë politike e majtë në koalicion me PASOK, e cila është në opozitë. Asnjë nga dy kandidatët, Fatos Malaj dhe Eda Gemi, nuk arritën të merrnin një mandat deputeti. Të dy garonin në zona të ndryshme në Athinë.

Të drejtën për të votuar në këto zgjedhje e kishin 150 000 shqiptarë dhe me një llogaritje të thjeshtë shanset që këto dy shtetas shqiptarë që garonin në Athinë, mund të merrni lehtësisht një mandat për në parlamentin grek. Por ajo që ndodhin në fakt ishte krejt e kundërta. Shqiptarët u treguan indiferentë dhe nuk u paraqiten në votime. Vetëm një pakicë e vogël, rreth 10 % zgjodhi që të ushtrojë të drejtën e votës së tyre. Kjo përqindje e ulët tregon se shqiptarët nuk janë të interesuar për aktualitetin politik në Greqi, por as edhe për të mbështetur bashkëkombësit e tyre për t’i përfaqësuar në shtetin helen. Në këtë mënyrë Shqiptarët i kthyen kurrizin shqiptarëve.

Në zgjedhje e 7 korrikut doli fitues partia “Demokracia e re” me në krye Kyriakos Mitsotakis, i cili është zgjedhur në postin e kryeministrit të ri të Greqisë.

Basha harron 85% dhe zgjedhjet, flet për protestë kundër varfërisë

Në 5 korrik kryetari i PD-së, Lulzim Basha postoi videon për protestën e opozitës të datës 8 korrik (pra sot ora 20.00) dhe vinte theksin tek shifra 85%, që sipas Bashës nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje duke refuzuar Ramën.

Ditën e hënë Basha e postoi sërish të njejtën video, dhe fton shqiptarët të marrin pjesë bashkë me familjet e tyre në protestën e mbrëmjes. Por kreu i demokratëve në asnjë rresht nuk e përmend 85% por as zgjedhjet e 30 qershorit.

“Padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do tua lemë trashëgim fëmijëve! Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë! 8 korrik, Shqipëria Si Europa! Asnjë hap pas! Rama Ik”, shkruan Basha në postimin e së hënës.

Duket se përgjatë këtyre 3 ditëve Basha ka ndryshuar qëllimin e protestës. Nga një protestë kundër zgjedhjeve të 30 qershorit, në një protestë kundër varfërisë. Të paktën këtë e lexojmë në thirrjet e tij në facebook gjatë 3 ditëve të fundit.

Edhe në postimin e datës 6 korrik dhe 7 korrik bëhet thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje kundër diktaturës së krimit, por zgjedhjet nuk përmenden. Të shohim qëndrimin e Bashës deri në mbrëmje.

Padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do tua lemë trashëgim fëmijëve! Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë! #8korrik #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 8. Juli 2019

Greqia në zgjedhje për qeverinë e re

Greqia zhvillon më 7 korrik zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku do të zgjidhet qeveria dhe kryeministri i ardhshëm. Që prej 2015, kryeministri aktual Alexis Tsipras, me mbështetjen e Europës, është parë si figura ideale për të nxjerrë Greqisë nga kriza.

Në këtë zgjedhje, Tsipras ka përballë ka një figurë të fortë konservatore, Kyriakos Mitsotakis, i cili favorizohet nga sondazhet paraprake. Opozita konservatore pritet të fitojë me diferencë të madhe, kurse kryeministri i majtë, Aleksis Tsipras lufton për mbijetesën politike. Dy forcat më të mëdha politike, SYRIZA dhe Nea Dimokratia pritet të kenë një garë të fortë mes tyre.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. Rezultatet paraprake të zgjedhjeve do të jepen në orën 21:00, ndërsa të hënën Greqia do të gdhihet me një kryeministër të ri.

Kryeministri i ardhshëm i Britanisë do të zgjidhet vetëm nga 0.2% e popullit

Analizë nga Luke McGee, CNN

Zgjedhësit në Britaninë e Madhe janë gati të zgjedhin kryeministrin e ri. Por në këto zgjedhje jo të gjithë do të thonë fjalën e tyre. Në fakt vështirë se ndokush e bën.

Nga një grup prej 160,000 njerëz, vetëm 0.2% e elektoratit  do të zgjedhë liderin e ardhshëm të shtetit me afërsisht 67 milionë njerëz.

Kjo për faktin se në Britaninë e Madhe kur një kryeministër jep dorëheqjen, siç ndodhi në rastin e May, nuk është e nevojshme që të mbahen zgjedhje të përgjithshme.

Në sistemin parlamentar të vendit, Kryeministri është zakonisht kreu i partisë më të madhe në parlament. Në qoftë se ka një ndryshim të personit në krye të partisë, kryetari i ri partisë merr automatikisht çelësat për Downing Street 10 (godina e qeverisë).

Në rastin konkret njerëzit që do të zgjedhin midis Boris Johnson dhe Jeremy Hunt janë gjithsej 160,000 anëtarë të Partisë Konservative, të cilët kanë nisur të votojnë këtë fundjavë.

Konservatorët kanë një reputacion që janë jashtë realitetit për shkak se janë të pasur.

“Perceptimi klasik i burrave të moshuar të vjetër në pantallonat e kuqe që kërkojnë ditët e mira të vjetra nuk kanë kuptim. Ju keni përbërje shumë të ndryshme të anëtarësimit në Angli, Uells, Skoci dhe Irlandë Veriore”, thotë Lauren McEvatt, një anëtare e partisë konservatore dhe ish këshilltare speciale.

Boris Johnson është duke mohuar realitetin e Brexit

Megjithatë, ndërsa ata mund të jenë një grup i ndryshëm në aspektin e prejardhjeve dhe qasjes së tyre, ata janë larg përfaqësimit të Mbretërisë së Bashkuar në 2019. “Ata janë kryesisht të bardhë, të mesëm dhe të qetë”, thotë Tim Bale, profesor i politikës në Universitetin Queen Mary dhe bashkëautor i librit të ardhshëm “Footsoldiers: Anëtarësimi i Partisë Politike në shekullin e 21-të”.

“Janë gjithashtu 97% të bardhë britanikë, ndërsa rreth 15% e njerëzve në vend janë nga një sfond i pakicave etnike. Ata janë gjithashtu kryesisht meshkuj”, thotë Bale.

Pikëpamjet e tyre politike janë në kundërshtim me kombin në përgjithësi – dhe madje edhe me ligjvënësit konservatorë të ulur në Dhomën e Komuniteteve. “Janë mjaft tradicionalistë”, shpjegon Bale. “Nëse shikoni qëndrimet e tyre mbi emigracionin, drejtësinë dhe arsimin, ata janë socialisht shumë të djathtë”. Krahasojeni këtë me anëtarët konservatorë të parlamentit, të cilët kryesisht votuan në favor të legalizimit të martesës homoseksuale dhe të fushatës kundër Brexit, dhe ju do filloni të shihni litarin e tendosur në të cilin Johnson dhe Hunt duhet të ecin në mënyrë që të fitojnë partinë e tyre, dhe të mos armiqësojnë 98.8%  të zgjedhësve në vend.

Sigurisht që çështja më e rëndësishme tani në Britani është Brexit.

Dhe kjo ka qenë një çështje që ndan konservatorët për dekada, me partinë të ndarë mes erofilëve dhe euroskeptikëve. Fakti që një qeveri konservatore nuk ka arritur të dorëzojë Brexit është parë nga anëtarët e partisë, në rastin më të mirë një tradhti dhe në më të keq, një poshtërim publik.

Jeremy Hunt garon përballë Boris Johnson

Që nga viti 2016, pikëpamja e anëtarësimit në Brexit ka ndryshuar dukshëm. “Partia ka shkuar nga dy të tretat e anëtarëve që kanë pritur për të vendosur sesi do të votonin në referendumin e Brexit, në dy të tretat duke thënë se do të ishin të lumtur nëse s’do kishin asnjë marrëveshje”, sipas hulumtimit nga Tim Bale.

Lauren McEvatt beson se ndryshimi filloi me David Cameron i cili nuk e kuptoi pse kaq shumë prej njerëzve të tij donin të largoheshin nga BE. “Kjo nuk ishte vetëm për emigracionin, por edhe për një perceptim që burrat gri në Bruksel po ndërhynin në jetën e përditshme në Britaninë e Madhe, me rregullime qesharake për gjërat si llamba dhe pastruesit me vakum. Dhe kur ai vinte me një ofertë të tillë nga Brukseli, anëtarët Konservatorë mendonin se ai kishte dështuar” .

Kjo ka ndikuar që May të zëvendësohet muajin e ardhshëm. Stuart Graham, një anëtar i vjetër i partisë thotë se dorëheqja e May i ka “dhënë shumicës së anëtarëve të partisë një pamje të re të jetës dhe një qëllim të ri”.  Kjo, e kombinuar me forcimin e qëndrimit për Brexit, i ka detyruar të dy kandidatët e lidershipit të thonë publikisht se do të ishin të kënaqur të largoheshin nga BE pa një marrëveshje.

Fitimi i anëtarëve mund të jetë i dobishëm për tani, por çdo kryeministër i ri ka të ngjarë që të bëjë ndonjë ndryshim kur të marrë detyrën.

Grindja e Boris Johnson me të dashurën shkaktoi debat në Britani rreth jetës private të politikanëve.

Ndërkohë që të dy Hunt dhe Johnson pretendojnë se planifikojnë të rihapin marrëveshjen e negociuar të Brexit me Theresa May, BE ka thënë se kjo nuk është nje opsion. Dhe ndërsa të dy thonë se ata do të keni fatin e mirë të largohen pa marrëveshje, ata kanë çështjen e vogël të parlamentit të Britanisë së Madhe për të kapërcyer. Parlamenti nuk mund të parandalojë formalisht një Brexit pa marrëveshje, por mund t’i thotë qeverisë se nëse bën këtë, do të ishte katastrofike. Dhe nëse një kryeministër do të shkojë përpara, pavarësisht vullnetit të deklaruar të parlamentit, atëherë ligjvënësit kanë fuqinë për të rrëzuar qeverinë, një skenar që mund të shkaktojë zgjedhje të përgjithshme.

Këtu gjërat bëhen pikante.

Publiku i gjerë (e mbani mend?) do të ketë marrë parasysh të gjitha ato që kanë thënë të dy kandidatët gjatë garës për të fituar lidershipin në Partinë Konservatore. Dhe opinioni publik është aktualisht mjaft më i ndryshëm nga sa është opinioni brenda partisë Konservatore. Një sërë anketash tregojnë se Konservatorët po marrin goditje të mëdha nga partitë në të dy ekstremet e spektrit të Brexit, duke përfshirë edhe partitë që duan të braktisin plotësisht projektin.

Dhe para se të thoni, “po, por sondazhet kanë pasur zakon të gabojnë kohët e fundit”, shikoni zgjedhjet e muajit të kaluar të BE-së, ku konservatorët dhe partia e opozitës Labour përfunduan mbrapa partisë pro-jo marrëveshje Brexit dhe pro-shkëputjen Brexit së bashku me Liberal Demokratët.

Kështu, ndërsa 0.2% e popullsisë mund të instalojnë Brexit e tyre, heroi Boris Johnson muajin e ardhshëm (ose Jeremy Hunt, i cili ka një qëndrim të komplikuar të Brexit), fituesi i fundit mund të jetë duke pirë nga një kupë e helmuar. Dhe, nëse e kuptojnë  këtë gabim, ata mund të përfundojnë si kryeministrat më të shkurtër në histori./CNN

Zgjedhjet, rezultati përfundimtar për 61 bashki

Ka përfunduar ditën e martë numërimi i votave në të 61 bashkitë dhe tani pritet që ky rezultat të certifikohet nga KQZ. Janë dashur plot 48 orë që të përfundojë plotësisht i gjithë procesi i numërimit të votave në mbarë vendin, ndërkohë që në zgjedhje morën pjesë 22.9% e shqiptarëve me të drejtë vote.

Partia Socialiste mbajti ritmin e saj në disa bashki kryesore të vendit. Konkretisht, në Bashkinë e Tiranës, kandidati i PS-së, Erion Veliaj, i cili garoi për një mandat të dytë, mori 152230 mijë vota.

PS është fitues në 60 bashki të vendit, në përjashtim të bashkisë së Finiqit, të cilën e fitoi kandidati i partisë së minoritetit grek, Mega.

Në shumë bashki rikonfirmuan kryebashkiakët e mëparshëm, ndërkohë që rekordin e thyen kryetari i bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj i cili fitoi mandatin e pestë.

Në këto zgjedhje PD-LSI nuk morën pjesë, duke i bojkotuar, ndërsa tani jo vetëm që nuk e njohin rezultatin, por disa kryebashkiakë demokratë kërcënojnë se nuk do t’i lirojnë zyrat për të zgjedhurit e ri vendorë.

REZULTATI FINAL PER 61 BASHKITE

QARKU KORÇË

BASHKIA MALIQ

Gezim Topciun (PS) 13656

BASHKIA KOLONJË

Erion Isai (PS) 4278

Fation Feka 304

BASHKIA DEVOLL

Eduard Duro (PS) 6304

Fezi Shaholli (I pavarur) 648

Ylli Cenkolli (FRD) 242

Artur Korpollogu, SHN, 341

BASHKIA KORÇË

Sotiraq Filo (PS) 20831

Leonard Olli (BD) 1759

BASHKIA POGRADEC

Ilir Xhakollin (PS) 17298

BASHKIA PUSTEC

Pali Kolefski (PS) 1505

Edmond Themelko 859

QARKU VLORË

BASHKIA VLORË

Dritan Leli PS 29729

Valbona Mezini BD 1827

BASHKIA KONISPOL

Shuaip Beqiri PS 3328

BASHKIA DELVINË

Majlinda Qilimi PS 2608

BASHKIA HIMARË

Jorgo Goro PS 4209

BASHKIA SELENICË

Pëllumb Binaj PS 5819

Marildo Hodaj BD 401

Shahin Celaj PKSH 73

BASHKIA FINIQ

Kristo Kico MEGA 3333

Leonidha Hristo (i pavarur) 2160

BASHKIA SARANDË

Ilir Nikolla 1791

Adrian Gurma PS 7435

QARKU GJIRKOASTËR

Bashkia Memaliaj

Gjolek Guci PS 4206

BASHKIA KËLCYRË

Klement Ndoni PS 2,277

Shkëlqim Muahj BD 296

Hazbi Kasaj SHN 113

BASHKIA TEPELENË

Tërmet Peci PS 4,257

Gëzim Malka BD 145

BASHKIA PËRMET

Alma Hoxha PS 4204

BASHKIA LIBOHOVË

Luiza Mandi PS 1275

BASHKIA GJIROKASTËR

Flamur Golemi PS 10131

BASHKIA DROPULL

Dhimitraq Toli PS 2448

QARKU BERAT

BASHKIA BERAT

Plarent Aleksi (I pavarur) 884

Pavlo Shkarpa BD 862

Ervin Demo PS 14963

BASHKIA SKRAPAR

Adriatik Mema PS 4505

BASHKIA POLIÇAN

Adriatik Zotkaj PS 4681

BASHKIA URA VAJGURORE

Juliana Memaj PS 7666

BASHKIA KUÇOVË

Kreshnik Hajdari PS 9570

QARKU ELBASAN

BASHKIA PËRRENJAS

Nuri Belba PS 7054

Myslym Karriqi SHN 550

BASHKIA LIBRAZHD

Kastriot Gurra PS 11383

BASHKIA ELBASAN

Gledian Llatja 38477

BASHKIA CËRRIK

Andis Salla PS 6376

Merita Xhika BD 384

BASHKIA PEQIN

Lorenc Tosku 5432

BASHKIA GRAMSH

Sabri Ismaili BD 605

Kloduan Tace PS 8471

BASHKIA BELSH

Arif Tafani PS 6377

Jashar Elezi PKSH 169

QARKU FIER

BASHKIA FIER

Armando Subashi PS 38898

BASHKIA ROSKOVEC

Majlonda Bufi PS 7740

BASHKIA PATOS

Rajmonda Balilaj PS 8465

BASHKIA LUSHNJE

Fatos Tushe PS 28086

BASHKIA DIVJAKË

Fredi Kokoneshi PS 13513

BASHKIA MALLAKASTËR

Qerim Ismailaj PS 5,692

Robert Brahaj BD 471

QARKU LEZHË

BASHKIA KURBIN

Majlinda Cara 6623

Edmond Piroli 966

BASHKIA MIRËDITË

Ndrec Dedaj PS 5141

Gjon Ndoj (I pavarur) 332

BASHKIA LEZHË

Salvador Kaçaj BD 427

Eduard Ndocaj PKKA 790

Pjerin Ndreu 12922

BASHKIA MAT

Agron Malaj PS 7936

QARKU DIBËR

BASHKIA BULQIZË

Ilir Balla BD 543

Lefter Alla 7529

BASHKIA KLOS

Bedri Hoxha (i pavarur) 1690

Ilmi Hoxha 3561

BASHKIA DIBËR

Dionis Imeraj PS 12,990

Shkëlzen Qoka 2566

QARKU SHKODËR

BASHKIA SHKODËR

Valdrin Pjetri 16534

BASHKIA PUKË

Gjon Gjonaj 3730

BASHKIA VAU I DEJËS

Mark Babani PS 6223

BASHKIA M. MADHE

Pjerin Pathari BD 493

Tonin Marinaj 7772

BASHKIA FUSHË ARRËZ

Fran Tuci PS 2462

QARKU KUKËS

BASHKIA KUKËS

Abedin Ourçi BD 1905

Safet Gjici PS 10001

BASHKIA TROPOJË

Edison Hasanaj BD 177

Rexhë Byberi 3538

BASHKIA HAS

Liman Morina 4276

QARKU TIRANË

BASHKIA TIRANË

Erion Veliaj PS 152230

Arben Skënderi BD 9364

BASHKIA KAMZË

Rakip Suli PS 10096

Ylber Gjeta BD 344

BASHKIA KAVAJË

Bledar Sinealla BD 122

Redjan Krali PS 7426

BASHKIA VORË

Agim Kajmaku PS 6208

BASHKIA RROGOZHINË

Haxhi Memolla PS 5,399

QARKU DURRËS

BASHKIA KRUJË

Artur Bushi 17888

BASHKIA DURRËS

Valbona Sakollari BD 3513

Valbona Sako PS 34150

BASHKIA SHIJAK

Arben Pohumi 449

Elton Arbana 5391

Glover: Duke pasur parasysh dhunën e opozitës, e kënaqur nga zgjedhjet

Shefja e misionit të OSBE/ODIHR, Adrey Glover ka dhënë të martën një intervistë për Deutsche Ëellen ku thotë se është shumë e kënaqur nga mbarëvajtja e zgjedhjeve në Shqipëri, duke marrë parasysh dhunën e ushtruar nga opozita para se të zhvilloheshin zgjedhjet e 30 qershorit.

Ajo sqaron se misioni i vëzhguesve të OSBE nuk e ka përfunduar akoma punën e tij dhe se në raportin përfundimtar që do të dalë pas 2 muajsh do të jepen edhe rekomandimet për Shqipërinë.

Glover gjithashtu shton se i takon autoriteteve shqiptare që të përcaktojnë se çfarë do të bëjnë me zgjedhjet, pra i takon atyre që t’i çertifikojnë ose jo.

DW: Ambasadore Glover, si do ta përshkruani  ju në tërësi, procesin elektoral për zgjedhjet lokale, që u zhvilluan të dielën më 30 qershor, e kam fjalën që nga maji kur misioni juaj mbërriti në Shqipëri dhe deri në ditën e zgjedhjeve?

Audrey Glover: Nuk ka mbaruar ende gjithë cikli i procesit zgjedhor. Jemi duke parë me shumë interes ankimimet, që janë pjesë shumë e rëndësishme e procesit zgjedhor. Jam shumë e kënaqur që në zgjedhjet e të dielës vështirë se pati ndonjë akt të rëndë dhune. Zgjedhjet u zhvilluan qetë dhe në rregull, gjë që është shumë e mirë, duke marrë në konsideratë se sa shumë dhunë ka patur në zona të ndryshme të vendit, sa të dhunshëm kanë qënë muajt e fundit. Por përderisa procesi zgjedhor nuk ka mbaruar, ende nuk mund të përshkruaj atë në tërësi.

DW:  Çfarë pasojash solli për votuesit bojkoti i 30 qershorit nga PD, më e madhja parti në opozitë dhe partitë e tjera opozitare, jashtë parlamentit?

Audrey Glover: Kandidatë për Kryetarë Bashkie garuan pa konkurrentë përballë. Kam folur me disa kandidatë që nuk patën kundërshtarë… ata më thane, se kjo gjë largoi disi interesin nga zgjedhjet, kur nuk ke asnjë përballë, asnjë kundër, kjo ndikon në performancën e kandidatit, sa bindës është. Në 31 bashki nga 61 nuk pati kandidatë kundërshtarë. Votuesit në këto bashki nuk patën mundësi të bëjnë zgjedhje, në kuptimin e plotë të fjalës.

DW: Pamundësoi bojkoti i opozitës pluralizmin e zgjedhjeve, tipar i zgjedhjeve demokratike?

Audrey Glover: Përcaktimi i zgjedhjeve varet nga autoritetet e këtushme, varet se ҫfarë kanë ndërmend të bëjnë si rezultat i kësaj situate. Ne mund të nxjerrim në pah, të tregojmë se si ishte situata, por janë autoritetet e Shqipërisë që do të vendosin se ҫfarë do të bëjnë në të ardhmen, si pasojë e bojkotit të opozitës dhe zgjedhjeve pa kundërshtarë.

DW: A prodhoi kjo situatë presion mbi votuesit?  Nëse po.. ҫfarë ndikimi pati presioni tek votuesit?

Audrey Glover: Kemi të dhëna që ndaj votuesve u ushtrua presion nga të gjitha palët politike. Por është e vështirë të vlerësosh ndikimin e presionit mbi votuesit, Ka shumë akuza që Partia Demokratike u bëri presion qytetarëve që të mos votonin dhe Partia Socialiste u bëri presion që të votonin dhe… në disa raste të mos votonin. Vëzhguesit afatgjatë kanë shumë pak informacion të drejtëpërdrejtë nga individë që u vunë nën presion. Ka patur pak raste, kur njerezit që punojnë në bashki janë vënë nën presion për të mos votuar. Por ka edhe shumë raste presioni ndaj të cilave nuk janë ngritur akuza.

DW: A janë të pazakonta zgjedhjet e 30 qershorit ? Kjo ështe hera e tretë që ju angazhoheni në misionet ndërkombëtare vëzhguese të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri?

Audrey Glover: Mospjesëmarrja e opozitës është e pazakontë. Por zgjedhjet janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Për zgjedhjet e 30 qershorit do të varet nga autoritetet e Shqipërisë se ҫfarë do të vendosin të  bëjnë me rezultatet e tyre.

DW:  Zgjedhjet janë të ndryshme por standartet europiane dhe ndërkombëtare për zgjedhje demokratike janë të njëjta apo jo?

Audrey Glover: Po, sigurisht. Të gjitha vendet anëtare të OSBE-së kanë nënshkruar angazhimet e tyre lidhur me standartet e zgjedhjeve demokratike. Por, është shteti, autoritetet e këtushme që do të vendosin se ҫfarë do të bëjë me zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk na takon ne të vendosim. Ne do të shkruajmë raportin dhe do të bëjmë rekomandime. 

DW: Ju kuptoj, por gjetjet e misionit që ju drejtoni kanë padyshim vlerë edhe për atë sesi do të vendosin autoritetet e Shqipërisë. Pra me këtë arsyetim cili është qëndrimi juaj?

Audrey Glover: Në raportin tonë përfundimtar do të ketë vlerësime dhe opinione të pa anshme për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

DW: A sollën  argumenta shtesë, a vërtetuan zgjedhjet lokale të 30 qershorit, se kryerja e reformës zgjedhore në Shqipëri është e domosdoshme dhe  një orë e më parë?

Audrey Glover: Kryerjen e reformës zgjedhore e kemi rekomanduar prej një kohe të gjatë. Shqipëria duhet  të ketë një sistem drejtësie që të funksionojë si duhet, të ketë Gjykatën e Lartë dhe më e rëndësishme të ketë Gjykatën  Kushtetuese. Kjo do të jetë pjesë e rekomandimeve edhe kësaj here në raportin tonë final. Për Shqipërinë është e rëndësishme të ketë një sistem ligjor dhe gjyqësor, që funksionon si duhet./DW/

Kërcënon Xhelal Mziu: Nuk e lëshoj karrigen në Kamëz

Kamza ka qenë një nga bashkitë më të rëndësishme të drejtuara nga Partia Demokratike dekadën e fundit. Kryebashkiaku i kësaj bashkie Xhelal Mziu, pas një periudhe të gjatë të drejtimit të këtij bastionit të djathtë, tashmë do të largohet. Por, gjatë kësaj të diele, Mziu ka “kërcënuar” duke u shprehur se nuk “e liroj karrigen”, pasi sipas tij zgjedhjet janë farsë.

“Na kthejnë në kohët më të errëta të komunizmit. Rezultati nuk do çertifikohet, Rama mori goditjen e merituar nga qytetarët. Qytetarët tashmë e dine se e keqja e vendit është qeveria, Rama vulosi fundin e tij”.

“Nuk do e liroj karrigen e bashkisë për një pseudo kandidat qe nuk merr as 7 përqind te votave, zgjedhjet legjitime janë më 13 tetor. Jam i gatshëm të përballem në garë reale, postin e kryebashkikut e lë vetëm me votë të lirë”, është shprehur Mziu, për Ora News.

Xhelal Mziu bëhet kryebashkiaku i parë i djathtë në detyrë që kërcënon se nuk do të lirojë karrigen e bashkisë së Kamzës, pas zgjedhjeve të kësaj të diele. Sipas tij, postin e bashkiakut do e lirojë vetëm kur të ketë votë të lirë. Në fakt, nuk dihet nëse PD dhe drejtuesit e zgjedhur prej saj, që tashmë do të duhet të largohen nga postet që mbajnë, do të kenë një plan tjetër për të penguar ardhjen e detyrë të bashkiakëve të rinj që dalin pas zgjedhjeve të kësaj të diele.

Meta futet në histori, presidenti i parë që nuk voton

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë do të kemi një president që nuk ushtron të drejtën për të votuar. E drejtë kjo e garantuar nga Kushtetuta për të cilin presidenti është garant. Me këtë akt, presidenti Meta duket se ka hyrë në histori duke u cilësuar si presidenti i parë që refuzon të votojë.

Këtë akt presidenti e ndërmori që me vendimin e tij për të çdekretuar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, pavarësisht se ishte ai që e kishte dekretuar si datë.

Ky vendim i tij është cilësuar antikushtetues nga maxhoranca e cila ka nisur procedurat parlamentare për shkarkimin e Presidentit.

Ndërkohë që argumenti i tij është se çdekretimi i zgjedhjeve është bërë për t’i dhënë mundësi palëve për të arritur një kompromis në mënyrë që edhe opozita të futet në zgjedhje. Për këtë arsye ai ka dekretuar një datë tjetër zgjedhjesh, siç është data 13 tetor. Por edhe pas kësaj, opozita deklaroi se nuk do të futet as në këtë datë në zgjedhje.

Pavarësisht vendimit të opozitës dhe të presidentit i gjithë faktori ndërkombëtar njeh datën 30 qershor dhe mbështet zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Madje gjatë ditës së dielë të gjithë ambasadorët kanë zbritur në terren për të parë nga afër mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Pra zgjedhjet po zhvillohen normalisht, ndërkohë që do të mbahet mend se presidenti nuk mori pjesë në to.

Skip to toolbar