Zgjedhjet në Greqi, dy shqiptarë në garë për parlamentin helen

BOTA


Greqia zhvillon ditën e diel më 7 korrik zgjedhjet e parakohshme parlamentare ku do të përcaktohet kryeministri i ardhshëm i vendit. Këto zgjedhje janë të rëndësishme dhe 150 000 shqiptarët me të drejtë vote në shtetin fqinj grek, pasi garojnë edhe 2 shtetas shqiptarë.

Për herë të parë do të garojnë edhe shqiptarët për të përfaqësuar bashkëkombësit e tyre në Parlamentin grek. Në garë janë dy emigrantë shqiptarë, përkatësisht Fatos Malaj dhe Eda Gemi, të cilët jetojnë në Greqi prej vitesh. Të dy garojnë në kryeqytetin grek, Athinë. Eda Gemi ishte gjithashtu kandidate në zgjedhjet europiane për eurodeputete, por nuk ja doli të fitonte. Të dy shqiptarët garojnë për Partinë Lëvizja për Ndryshim apo ‘Kinima Allagis’, një forcë politike e majtë në koalicion me PASOK, e cila është në opozitë.


Ndërkohë, në këto zgjedhje parlamentare në Greqi kanë të drejtë vote mbi 150 000 emigrantë shqiptarë dhe minoritarë grekë, që kanë marrë nënshtetësinë. Shpresat e dy kandidatëve shqiptarë për të marrin mandat në Parlamentin grek janë të mëdha.




Skip to toolbar