Tajvani i rrëzoi dronin, Kina i çon 14 avionë luftarakë tek “dera”

BOTA


Kina ka dërguar 14 avionë luftarakë përgjatë vijës së ngushticës së Tajvanit në një shfaqje force kundër Taipeit pasi një prej dronëve të saj u rrëzua.

Ministria e mbrojtjes tha se avionët kaluan barrierën territoriale jozyrtare gjatë stërvitjes ndërsa Pekini vazhdon aktivitetet e tij ushtarake pranë ishullit të diskutueshëm.


Më herët sot, ushtria e Tajvanit për herë të parë rrëzoi një dron civil të paidentifikuar që hyri në hapësirën e tij ajrore pranë një ishulli në brigjet kineze.

Qeveria e Tajvanit ka thënë se nuk do të provokojë apo përshkallëzojë tensionet, por është zemëruar veçanërisht kohët e fundit nga rastet e përsëritura të dronëve kinezë që gumëzhinin ishujt e kontrolluar nga Tajvani afër bregdetit të Kinës.

Komanda e mbrojtjes për Kinmen, një grup ishujsh të kontrolluar nga Tajvani përballë qyteteve Xiamen dhe Quanzhou të Kinës, tha në një deklaratë të lëshuar nga ministria e mbrojtjes e Tajvanit se droni hyri në hapësirën e kufizuar ajrore mbi ishullin Lion pak pas mesditës.

Trupat në ishull u përpoqën ta paralajmëronin atë të largohej, por pa rezultat, kështu që e rrëzuan atë, ndërsa mbetjet përfunduan në det, shkruan Reuters.




Skip to toolbar