Takimi me Yuri Kim, Sorina Koti zbardh mesazhin e ambasadores

Më të fundit


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri kim zhvilloi në Kryesinë e Kuvendit, një takim me drejtuesit e komisionit parlamentar të Ekonomisë, kryetarin Eduard Shalsi dhe nënkryetaren Sorina Koti.

Pas takimit me ambasadoren, deputetja e Rithemelimit Sorina Koti u shpreh se shqiptarët kanë nevojë për bashkëpunim me ndërkombëtarët, ndërsa shtoi se nëse ka dëshirë reformat mund të çohet para dhe ne të jemi në rrugën e duhur.


‘Ambasadorja theksoi që reformat duhet të jenë akoma dhe më të thella, më agresive dhe personat që duhet të shkojnë në burg, një ditë do të shkojnë në burg.

Ajo që cilësova është që qeveria mban peshën më të madhe në këtë gjë, se ata qeverisin. Opozita është denoncuese, është në terren, me qytetarët por nuk mund të mbajë kurrë përgjegjësi pse nuk funksionon shteti i së drejtës, apo institucionet publike. Kjo ishte ajo që unë raportova te ambasada amerikane.

Por mbi të gjitha është bashkëpunimi me ndërkombëtarët, sepse shqiptarët duan shpresë, dhe shpresoj që nëse do të ketë dëshirë dhe nëse politikanët do jenë të ndershëm ashtu siç e kërkojnë të gjithë votuesit dhe ne që përfaqësojmë ata, do të jemi në rrugën e duhur.”- u shpreh Koti.




Skip to toolbar