‘Tani e kuptoj se ç’po jetoni’, Zelenskyy ndërpret konferencën me shefen e PE për shkak sirenave

BOTA


Sirena e alarmit e cila paralajmëron sulmin ajror rus, ndërpreu konferencën e përbashkët midis Presidentit të Ukrainës Volodymy Zelenskyy dhe Presidentes së Parlamentit Europian, Roberta Metsola. Ishte dita e Europës dhe Metsola nuk ngurroi ta përmendte.

“Si po ndihesh Roberta?”, tha Volodymyr Zelesnkyy, President i Ukrainës.


“Unë jam mirë, por, siç thoni ju, është Dita e Evropës. Tani kam një ide se çfarë jetoni çdo ditë”, u pwrgjigj Roberta Metsola, Presidente e Parlamentit Europian

Mes sirena të alarmit dhe përballë shefes së Parlamentit Europian, Zelenskyy tha se Ukraina mund të ndalojë forcat ruse në lindje nëse vendet aleate rrisin furnizimin me armë. Rusia ka bërë fitime të vogla por të qëndrueshme territoriale në lindje të vendit që nga fillimi i vitit, me forcat e Ukrainës të varfëruara dhe me armët dhe municionet në rënie të rrezikshme.

“Ne po bëjmë presion maksimal mbi partnerët tanë për të rritur dërgesat e armëve. Nëse dërgimi i armëve rritet, ne do të jemi në gjendje të ndalojmë forcat ruse në lindje, ku ata kanë pikësynimin”, tha Volodymyr Zelenskyy, President i Ukrainës.

Sakaq, Presidentja e PE-së, i përsëriti Zelenskyy premtimin që i ka dhënë Bashkimi Europian për hapjen e negociatave dhe fillimin e proceseve të anëtarësimit.

“Vitin e kaluar ne bëmë një premtim se Ukraina do të jetë anëtare e BE-së, një premtim që Parlamenti Evropian e ka mbështetur fuqishëm që nga dita e parë. Dhe është një premtim që ne duhet dhe duam ta mbajmë. Rruga drejt anëtarësimit do të jetë sfiduese por BE-ja është në krahun tuaj sepse Ukraina është Evropë dhe Europa është Ukraina”, u shpreh Roberta Metsola, Presidente e Parlamentit Europian.

Rusia ka arritur disa përparime të qëndrueshme territoriale në lindje të Ukrainës që nga fillimi i vitit. Trupat ukrainase u tërhoqën nga tre fshatra lindore në fund të prillit dhe komandanti i lartë i Ukrainës disa herë ka bërë të ditur se situata në front është përkeqësuar.




Skip to toolbar