Të dehur në timon dhe tentativë për të korruptuar policinë, arrestohen dy drejtues mjetesh

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas, të cilët janë ndaluar nga shërbimet e qarkullimit rrugor, pasi janë gjetur në shkelje të ligjit. Sipas një komunikate të Policisë së Shtetit, mësohet se një person, emri i të cilit jepet vetëm me iniciale, Xh.V, është ndaluar gjatë një kontrolli rutinë nga efektivët blu të qarkullimit rrugor.

Fillimisht, policia ka konstatuar se personi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, duke kaluar limitin e konsumit të alkolit me 0.80 mg/l, teksa veç kësaj, ky shtetas nuk dispononte as lejen e drejtimit të mjetit, e cila i ishte pezulluar në muajin mars po për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.

Sipas komunikatës së policisë, mësohet se ky shtetas i ka ofruar punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor 5000 mijë lekë të reja, me qëllim shmangien e kontrollit policor.

Po për akuzën e “korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, është arrestuar dhe një tjetër drejtues mjeti, me inicialet Y.Sh, që gjatë kontrollit të policisë së shtetit është konstatuar se nuk dispononte figuracionin e mjetit.

Për të shmangur gjobën, ky shtetas i ka ofruar efektivëve të policsië 1000 mijë lekë të reja, por, sipas polcisë, shtetasi është shoqëruar në komisariat.



Skip to toolbar