Rama: Meta dhunon Kushtetutën në zyrë, Luli e Mona në rrugë!

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama është ndalur në Dropull pasditen e të dielës, ku ka zhvilluar një takim elektoral me banorët e kësaj zone. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se frika që ka opozita dhe presidenti nga dretjësia e re, ka bërë që njëra palë të dhunojë vendin nga rruga dhe tjetri nga zyra.

“Gjithë kjo është një arsye e fortë për të shkuar në këtë rrugë çmendurie, duke u përpjekur të mbjellin frikë, ankth, pasiguri dhe duke bërë një ndarje, partitë me dhunë në rrugë, Ilir Meta duke dhunuar Kushtetutën në zyrë. Një histori shumë e turpshme që meriton të ndëshkohet, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga ata që iu përkasin atyre partive”, u shpreh Rama.


Duke e cilësuar integrimin si dritë të re për vendin, Kryeministri Rama u shpreh se për opozitën dhe presidentin, integrimi është re e zezë që afrohet, për shkak se kështu Shqipëria do të provojë se ka një sistem drejtësie ku të gjithë janë të barabartë para ligjit.

“Nëse për Shqipërinë integrimi është një dritë e re, për ta është një re e zezë që afrohet, pasi negociatat me BE fillojnë me drejtësinë dhe Shqipëria duhet të provojë se ka një sistem drejtësie që funksionon, pra që e garanton barazinë e të gjithëve para ligjit, që nuk i ndan njerëzit në pa pushtet dhe njerëz të paprekshëm”, tha kreu i ekzekutivit.




Skip to toolbar