TIRANË- Gazetari Martin Leka i ftuar në “Real Story” komentoi të dhënat e sondazhit të publikuar në ABC News në bashkëpunim me Angi Ricerche, një prej firmave me prestigjioze të sondazheve në Europë.
Ai theksoi se nga përgjigjet e qytetarëve, shikohet se problemi i korrupsionit nuk është ndër shqetësimet kryesore që kanë qytetarët me mazhorancën, por janë probleme tjera.Këto të dhënat theksoi si duhet të analizohen qartë nga të gjitha palët. Ai pohoi se opozita nuk ka program, por fjalë boshe, që etiketojnë vetëm kundërshtarin.
“Krahas ndërrimit të roleve të këtyre problemave, këto ekzistojnë. Ajo që më bën çudi është se sapo të pyesësh një votues, gjëja e parë kur ka lidhje me qeverinë thotë korrupsioni, por korrupsioni është shumë poshtë si çështje. Ajo që është dhe duhet të jetë për qeverinë, është që kjo duhet të merret si manual dhe të studiohet për problemet që kanë shqiptarë. Ndërkohë opozita, po dëgjoja programin e Berishës që gjatë gjithë kohës thoshte se programi është se “Edi Rama burrë i poshtër”, të ndihmojnë nënat dhe gratë në biznes, 500 euro pensioni dhe 1200 mijë euro rroga”, tha ai./abcnews.al