Të huajt “pushtojnë” Tiranën për të festuar në Shqipëri

AKTUALITET


Festime në Tiranë. Kështu kanë zgjedhur të ndërrojnë vitet shumë të huaj, që kanë mbërritur në vendin tonë. Shqipëria ka tërhequr vëmendjen edhe përtej kontinenteve. Në rrugët e Tiranës takon turistë të cilët vijnë nga destinacione të largëta, si Venezuela apo Afrika e Jugut.

“Unë vij nga Venezuela. Shqipëria më është dukur shumë e bukur. Vitin e Ri do ta kaloj këtu me disa miq, në një restorant në Durrës. Kam ardhur që në 3 nëntor dhe do largohem në 9 janar. Në Shqipëri më kanë bërë përshtypje njerëzit janë shumë të dashur”.


“Unë vij nga Afrika e Jugut, zgjodha Shqipërinë për një eksperiencë ndryshe nga vendet klasike si Madridi apo Parisi. Sot është dita ime e parë këtu, do qendroj deri në 30 janar. Nuk e kam vendosur ende ku do qendroj për Vitin e Ri, por po mendoj në ndonjë hotel me 5 yje”.

Ky grup turistësh ka ardhur nga Malta, dhe kanë vendosur që natën e ndërrimit të viteve ta kalojnë në një restorant në Durrës. Për ABC News thonë se agjencitë turistike në Maltë po e promovojnë shumë Shqipërinë.

“Kemi ardhur nga Malta, kemi dëgjuar shumë gjëra të bukura për Shqipërinë, edhe agjencitë turistike na e kanë sugjeruar shumë. Vitin e Ri do e kalojmë në një restorant në Durrës”.

Italia zë vendin e parë për turistet këto ditë në vendin tonë.

“Vijmë nga Italia. Për Shqipërinë ishim kuriozë pasi kemi dëgjuar fjalë shumë të mira. Vitin e Ri do e kalojmë në Vlorë. Në këto dy ditë që kemi qendruar këtu na ka pëlqyer shumë, sidomos njerëzit”.

“Vijmë nga Italia. Zgjodhëm Shqipërinë për Vitin e Ri sepse nuk kemi qenë ndonjëherë. Gjithashtu njohim shumë shqiptarë në lagjen ku jetojmë dhe ishim kuriozë”.

“Tirana është e mrekullueshme. Arti, monumentet historia. Më pëlqen çdo gjë.

Jemi një grup prej 52 njerëzish dhe vijmë nga Siçilia. Hotelin e kemi këtu në qendër, aty do kalojmë dhe Vitin e Ri. Është hera e parë që vijmë në Shqipëri dhe po kënaqemi shumë”./abcnews.al




Skip to toolbar