Tërmeti, Basha ofron ndihmë vetëm “zërin e PD”: Të bëhemi gati për zgjedhje

POLITIKË


Një muaj pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Basha ka mbledhur kryetarët e Partisë Demokratike në rrethe, duke kërkuar prej tyre që të ofrojnë për të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore si ndihmë “zërin e opozitës”, pasi sipas tij kështu do të bëjnë gati projektin e tyre për zgjedhje të parakohshme.

Porositë e Bashës në mbledhjen me kryetarët e degëve të PD janë zbardhur nga mediat vizive, ku sipas tyre, në fokus Basha ka pasur të prekurit nga tërmeti, por që duket se oferta e tij për ndihmë i shkon më për shtat partisë së drejtuar prej tij sesa vetë qytetarëve në nevojë. Madje, vlen për t’u theksuar se deri më sot, Partia Demokratike nuk ka ofruar asnjë ndihmë financiare të bërë publike, veç vullnetarizmit, që sipas PD kanë ofruar të rinjtë e FRPD në ditët e para pas tërmetit.


“Duhet te jemi çdo ditë afër qytetarëve, duhet të jemi gjithnjë pranë tyre. Në degët e prekura nga tërmeti duhen ngritur menjëherë grupe pune që të identifikojnë çdo familje të prekur nga tërmeti. Këto grupe pune të identifikojnë ato familje që nuk i është ofruar asnjë ndihmë, që gjenden pa strehë në prag të dimrit. Të evidentohen familjet që nuk kanë vlerësim për banesat e tyre, apo kanë vlerësime kontradiktore, që jetojnë në objekte të shpallura të pabanueshme se nuk kanë ku të strehohen. Rast pas rasti, PD duhet të bëhet zëri i tyre që të dëgjohen dhe tu vihet në ndihmë. Nuk mund të rrezikohet më jeta e qytetarëve. Është kriminale që banorët pas një muaji nga tërmeti s’kanë marrë asnjë ndihmë apo janë diskriminuar se nuk kanë votuar me 30 qershor apo për shkak të bindjeve partiake”, ka deklaruar Basha, duke ofruar si ndihmë të vetme denoncimin e rasteve që sipas tij janë mënjanuar nga autoritetet. Madje, me këtë, ai kërkon që strukturat e PD të bëhen gati për zgjedhje të parakohshme.

Ne duhet të bëhemi gati me projektin tonë, alternativën e organizimit për zgjedhje. Ne jemi në përfundim të programit tonë ekonomik për ta nxjerrë vendin nga kriza. Pas festave ne do të prezantojmë para qytetarëve propozimet tona për reformën zgjedhore dhe kërkojmë që brenda muajit janar të miratohet reforma dhe t’i hapet rrugë zgjedhjeve vendore dhe të përgjithshme sa më shpejt”, ka deklaruar nga kryetarët e vet Basha.




Skip to toolbar