Të rinjtë në politikë, Kandidatja e LSI: Mësojmë nga gabime. Lami: Merrni veset më të këqija

Më të fundit


Në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 është diskutuar për përfshirjen e të rinjve në politikë deri në nivel kandidimi për deputet në zgjedhje dhe roli i tyre brenda partive.

Kandidatja e LSI në Korçë, Ismeralda Seidolli thotë se të rinjtë në politikë ndjekin modele të caktuara dhe mësojnë nga gabimet e tyre. Ajo thekson se forca e karakterit të një politikani duhet t’i mëshojë më shumë se të tjerët.


Nga ana tjetër analisti Roland Lami tha se të rinjtë imitojnë politikanët e vjetër dhe kur hyjnë në parti marrin veset më të këqija, duke shfrytëzuar mundësinë për të bërë para.

DEBATI NË REAL STORY

ISMERALDA SEIDOLLI: E para, nuk më pëlqen të them të vërtetën të angazhohem me çështje që janë vlerësuar, shqyrtuar e ndërmarrë nga një kastë politikanësh të vjetër. Absolutisht jam dakord, që forca e karakterit të një politikani duhet t’i mëshojmë më shumë se një tjetër.

Me të gjithë ligjërimin profesor m’u dukët shumë pesimist dhe paragjykues. Ju jeni profesor, më vjen keq që e dëgjoj. Ne ndjekim modele dhe mësojmë nga gabime. Do preferoja t’i motivonit të rinjtë në auditorë.

ROLAND LAMI: I i mititoni politikanët e vjetër në mënyrë të frikshme. Trendi i përgjithshëm, është që hyjnë të rinj me vizion, kanë artikulim, nga shkolla relativisht të mira, dhe teza e aktivizimit të të rinjve nuk është hedhur sot, ka vite që qarkullon. Partitë sa vjen e bunkerizohen. Një aspekt është se të rinjtë përshtaten shpejt me veset e këqija, bëjnë qasje pragmatiste ndryshe nga idealiste. Shfrytëzo mundësinë për të bërë disa para. Më shumë sheh kritika nga të vjetrit, me karrierë, se sa të rinjtë. E gjitha ka ndodhur deri tani, dakord, po paragjykoj, shpresoj mos jetë ky rasti që flas.




Skip to toolbar