Tensionet në maksimum, avionë e anije kineze mbajnë të rrethuar Tajvanin

BOTA


Kina ka vijuar të rrisë më tej nivelin e tensionit rreth Tajvanit.

Gjatë 24 orëve, Ministria e Mbrojtjes e Taipeit bëri me dije se 21 avionë të Pekinit dhe 11 anije luftarake qëndruan disa minuta rreth ishullit, si dhe katër njësi të rojeve bregdetare.


Tajvani kërkon që të rregullojë marrëdhëniet me Kinën. Presidenti Lai Ching-te tha së fundmi se është i hapur që të punojë me Pekinin.

Qëndrimi e tij vjen pak ditë pas stërvitjes ushtarake që ndërmori Kina rreth ishullit vetëqeverisës të cilin e pretendon si territor të saj.

Avionët luftarakë, anijet detare dhe ato të rojeve bregdetare rrethuan Tajvanin në mbrëmje ndërsa është ngritur shqetësimi se shumë shpejt Pekini mund të urdhërojë ushtrinë të ndërhyjë për të marrë kontrollin e ishullit.

Kjo gjë ka sjellë dhe reagimin e presidentit Lai i cili deklaroi të dielën se “paqja dhe stabiliteti në Ngushticën e Tajvanit është element i nevojshëm për sigurinë botërore dhe prosperitetin”.




Skip to toolbar