Tentoi të ikte me “Benz Ml”. Si u arrestua “skifteri” i makinave luksoze

AKTUALITET


Policia e Elbasanit realizoi një aksion, të ngjashëm si ata në filmat artistik, për kapjen e një 30-vjeçari që vidhte makina luksoze në këtë qytet. Policia njoftoi se ra në pranga një shtetas me inicialet A.P., 30 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas është arrestuar në flagrancë duke u kapur së bashku me mjetin e vjedhur në Elbasan gjatë natës të së shtunës. Konkretisht, Policia e Elbasanit ishte njoftuar se gjatë natës ishte vjedhur një mjet tip “Benz ML”, prdhim i viteve të fundit.

Menjëherë, patrullat e policisë janë organizuar duke ngritur pika kontrolli në akset rrugore. Në vendin e quajtur “Ura e Shkumbinit” në Elbasan, një patrullë policie ka vënë re se një mjet tip “Benz ML”, po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Bradasheshit, për t`u larguar në drejtim të Durrësit. Patrulla e Policisë Rrugore dhe ajo e Përgjithshme janë vënë në ndjekje të mjetit, duke arritur ta ndalojnë vetëm pas 30 minutash.


Njëra nga patrullat bëri të mundur ndalimin e mjetit së bashku me personin që e kishte vjedhur. Më pas, shtetasi me inicialet A.P, 30 vjeç, banues në Durrës është arrestuar dhe dërguar në komisariatin e Policisë së Elbasanit. Mjetin, ky shtetas, e kishte vjedhur në lagjen “Shënkoll” në Elbasan, makinë e cila ishte në pronësi të shtetasit me inicialet E.Ç.

Ndërkohë, pas arrestimit të hajdutit të mjetit tip “Benz ML”, policia zbardhi edhe vjedhjen e një tjetër mjeti në Elbasan. 30-vjeçari nga Durrësi është autor edhe i vjedhjes së mjetit tjetër tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.M., banues në Elbasan. Kjo ngjarje kishte ndodhur gjatë ditëve të para të këtij viti, raporton Policia.

Megjithatë, Policia e Elbasanit dhe Durrësit po punojnë për zbardhjen e disa vjedhjeve të tjera makinash luksoze, autor i të cilave dyshohet se është 30-vjeçari i arrestuar në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

ElbasanVidhte makina luksoze në Elbasan dhe i çonte në Durrës, prangoset nga Policia Rrugore.Vihet në pranga pas 30 minutash ndjekjeje nga Policia Rrugore e Elbasanit, 30-vjeçari nga Durrësi. Bllokohet mjeti me të cilin tentoi të largohej, pasi e kishte vjedhur në Elbasan. 30-vjeçari, autor i vjedhjes edhe të një tjetër mjeti në Elbasan, në ditët e para të këtij viti.Policia Rrugore e Elbasanit, pas njoftimit të marrë se një mjet tip “Benz ML”, prodhim i fundit ishte vjedhur në Elbasan, tek Ura e Shkumbinit, ka organizuar patrullat që kryenin shërbim në akset rrugore dhe janë vënë në kërkim të mjetit, duke e konstatuar mjetin që po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Bradasheshit, për t’u larguar në drejtim të Durrësit. Patrullat e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme janë vënë në ndjekje dhe pas afro 30 minutash, në Bradashesh, njëra nga Patrullat e Policisë Rrugore bëri të mundur bllokimin e mjetit bashkë me personin që e kishte vjedhur.Drejtuesi i mjetit, së bashku me mjetin janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për hetimin e krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. P., 30 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas, në lagjen “Shënkoll”, në orët e mbrëmjes ka vjedhur mjetin tip “Benz ML”, në pronësi të shtetasit E. Ç.Gjithashtu, nga veprimet e kryera nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, dyshohet se ky shtetas është autor edhe i vjedhjes së automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.M., banues në Elbasan, vjedhje e ndodhur në ditët e para të këtij viti.Vijojnë veprimet në bashkëpunim me DVP Durrës e Tiranë, pasi ky shtetas dyshohet se ka vjedhur edhe disa mjete të tjera. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Vjedhja".

Gepostet von Policia e Shtetit am Sonntag, 19. Januar 2020



Skip to toolbar