Tentoi të kthehej në Shqipëri, arrestohet pedofili shqiptar në Greqi

AKTUALITET


Një 49 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Kakavijë në tentativë për t’u rikthyer në Shqipëri. Ai rezultonte i dënuar më parë për përdhunimin e fëmijëve, por vijonte të ishte i lirë. 49-vjeçari është përpjekur të largohet nga Greqia, por nga kontrolli i të dhënave të tij oficerët e policisë greke kanë zbuluar se ai ishte i arratisur.

Abuzuesi shqiptar ishte në pritje të aktgjykimeve të Gjykatës së Apelit, në Euboea, teksa ishte dënuar me nëntë vite e një muaj burg për përdhunim dhe joshje të fëmijëve.


Ndërkohë, edhe më herët Gjykata Penale e Thebës e ka dënuar 49-vjeçarin me dy vite burg për armëmbajtje pa leje. Menjëherë pas arrestimit, Prokuroria e Janinës ka urdhëruar dërgimin e shqiptarit në burgun e Stavarki për të vuajtur dënimet që rëndojnë mbi të.




Skip to toolbar