Tërmeti në Korçë, Xhaçka: Nuk ka dëme materiale

AKTUALITET


Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas dy tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën qarkun e Korçës. Ministria informon se tërmeti më i fortë ishte me magnitutë 4.7 ballë, me epiqendër 3.4 km në jugperëndim të Dardhës, Korçës. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes dhe Emergjencave Civile të Njësive Vendore deri tani nuk ka dëme materiale.

Pasditen e të mërkurës, qyteti i Korçës u trondit nga dy lëkundje të forta të tokës, 4.7 dhe 3.4 ballë duke shkaktuar panik te banorët. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut.





Skip to toolbar