Tërmeti i fuqishëm godet Stambollin

BOTA


Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë të mërkurën. Sipas Qendrës Sizmike Europiane Mesdhetare, magnituda e goditjes më të fortë ishte 6,2 e shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Marmara, pranë Stambollit, me një thellësi 6,2 kilometra.

Pas tërmetit ka reaguar edhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan. “Ne po ndjekim zhvillimet, i uroj kombit tonë një shërim të shpejtë”, tha ai.

Lëkundje të tjera të magnitudave 5, 4,4 dhe 5,3 pasuan në minutat në vazhdim, ndërsa ende nuk ka raportime për dëme.



Skip to toolbar