Tërmeti shkatërrues në Mianmar, mbi 1700 viktima. OBSH apel për 8 mln dollarë ndihma

BOTA


OBSH ka bërë një apel urgjent për 8 milion dollarë në ndihmë për përgjigjen e saj ndaj tërmetit në Mianmar, ku rreth 1,700 kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë në rrezik të lëndimeve dhe sëmundjeve.

Agjencia e OKB-së thotë se po përgjigjet në “nivelin më të lartë të aktivizimit të urgjencës” dhe nevojiten donacione për “të ofruar kujdes për traumën që shpëton jetë, për të parandaluar shpërthimet e sëmundjeve dhe për të rivendosur shërbimet thelbësore shëndetësore gjatë 30 ditëve të ardhshme”.

Më shumë se 1,700 persona gjetën vdekjen dhe rreth 3,400 mbetën të plagosur si pasojë e një tërmeti 7.7 të shkallës rihter që goditi afër Mandalay, qyteti i dytë më i madh i Mianmarit të premten



Skip to toolbar