Test sigurie për Portin e Durrësit, Balluku: Parësore mbrojtja e qytetarëve

Më të fundit


Autoriteti Shtetëror i Sigurisë Portuale zhvilloi sot një testim për përcaktimin e nivelit të sigurisë në ambientet e terminalit të pasagjerëve në Portin e Durrësit. Testimi u krye në prag të nisjes së sezonit turistik, ku fluksi i qytetarëve është i madh dhe niveli i sigurisë është më i lartë nga autoritetet portuale.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte e pranishme në terminalin e qytetarëve në Portin e Durrësit, për ta parë nga afër planin e masave të sigurisë. Balluku tha se siguria në pikat kufitare të Shqipërisë, si portet dhe aeroportet, kanë marrë vëmendjen maksimale të qeverisë.


“Jemi pak ditë para fillimit të sezonit dhe siguria e këtij porti, si Porti ndërkombëtar i Republikës së Shqipërisë, është shumë e rëndësishme. Porti i Durrësit është një port i certifikuar i cili ka kaluar pa gjetje fazën e auditimit dhe është vendosur që të auditohet vetëm një herë në dy vite. Padyshim siguria në pikat kyçe të kufirit shqiptar, siç është porti dhe aeroportet apo pikat e tjera kufitare, janë një nga arsyet kryesore pse qeveria po ndërmerr masa për mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe të qytetarëve.” – tha Balluku.




Skip to toolbar