Thellohen përplasjet mes SHBA dhe Izraelit

BOTA


Thellohet çarja mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, pas refuzimit të Tel Avivit për t’iu bindur thirrjes së Uashingtonit për të mos e kryer sulmin tokësor në Rafah.

Në një raport të ri, Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson se ushtria izraelite mund t’i ketë përdorur armët me të cilat i kanë furnizuar amerikanët në një mënyrë të papajtueshme me ligjet ndërkombëtare.

Në raport theksohet se vlerëisimi nuk është përfundimtar dhe se mbi këto dyshime po kryen aktualisht hetime. Aty përdoret termi “ka arsye për t’u vlerësuar”, megjithatë nuk thuhet në asnjë vend se ka shkelje të ligjeve ndërkombëtare.

Nëse kjo do të thuhej, Shtetet e Bashkuara do të ishin të detyruara të ndalonin menjëherë furnizimin me armatime për aleatin tradicional Izraelin. Presidenti amerikan Xho Bajden e paralamëroi të Enjten ndalimin e furnizimeve me armatime për Izraelin nëse nuk garantonte jetët e civilëve në Rafah.

Megjithatë, kryeministri Benjamin Netanjahu tha se sulmi në Rafah dhe lufta ndaj Hamasit do të fitohet me çdo kusht. Evakuimet nga zona të ndryshme të Rafahut ku pritet të hyjnë trupat tokësorë vazhdojnë, bombardimet nga ajri janë intensive dhe trupat tokësorë kanë rrethuar qytetin.



Skip to toolbar