Thyerja e bojkotit, Duka: Presion ndërkombëtar

AKTUALITET


Kryetari i Partisë Agrare, Agron Duka, i ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, u shpreh se “presioni” ndaj Bashës nuk është nga aleatët, por i ndërkombëtarëve ndaj klasës politike. “Opozita thyeu bojkotin, të mërkurën ulet në tryezë me mazhorancën për Reformën Zgjedhore.  

“Nuk është e vërtetë që unë apo drejtues të tjerët nga opozita, kemi bërë përpjekje të veçuara. Veprimet e opozitës janë hap para, jo hap pas. Jemi në kushtet kur presioni ndaj politikës shqiptare është bërë nga ndërkombëtarët. Negociatat dhe Reforma Zgjedhore. Ne kemi thënë nuk mund të ulemi me njerëz që akuzohen për vjedhjen e votës”, tha Duka.


Ai shtoi më tej, se kushtet e vendosura nga CDU/CSU për hapjen e negociatave me Shqipërinë, konfirmojnë shqetësimet e opozitës. “Kushtet e CDU/CSU janë ato që ka thënë opozita”, tha ai. Sipas Agron Dukës, 7 kërkesat drejtuar Bashës, kërkojnë unifikimin e produktit politik. “Ka qenë një veprim i të gjithë opozitës. Mendoj që të rakordojmë mendimet tona që të kemi një produkt politik. Ky ka qenë nga bisedat e përbashkëta që ka bërë opozita”, tha Duka./Realstory.al/




Skip to toolbar