Tirana kërkon 3 pikë në nisje, Mema: Presim ende përforcime

SPORT


Ardian Mema u rikonfirmua në krye të Tiranës në fund të sezonit të kaluar, dhe pati mbështetjen e presidentit Refik Halili për të blerë çdo lojtar që donte. Tashmë klubi bardheblu nis një sezon të ri, pasi la pas një histori të vështirë me luftën për mbijetesë dhe problemet e liçensimit. Në konferencë për shtyp, një ditë para nisjes së kampionatit, Ardian Mema është dukur me këmbë në tokë, duke treguar se ndeshjet do t`i mari një e nga një.

“Duhet të fillojmë një kampionat agresiv, në pjesën e parë të kampionatit. Po ta shohësh, ekipet që kanë qenë agresive që në fillim, kanë shkuar edhe drejt titullit. Do i marrim ndeshjet hap pas hapi, dhe do shohim ecurinë e ekipit. E rëndësishme është që të kemi një fillim të mbarë, dhe jo si ka ndodhur në vitet e kaluara. Duke bërë një analizë të viteve kaluara, duhet të shohësh edhe ecurinë tënde, pritshmëritë që i kanë të gjithë. Shpresojmë dhe besojmë te ekipi, që do bëjmë hapa pozitivë”.


Ndaj Luftëtarit, trajneri i bardhebluve kërkon 3 pikë, ndërsa ka treguar se merkato për Tiranën ende nuk është mbyllur. “Për mua, rëndësi kanë 3 pikët. Me çdo skuadër, 3 pikët janë të vlefshme, si me Partizanin, Kukësin, Durrësin apo ndonjë tjetër. Janë 3 pikë në fund. Kjo na intereson, jo se si janë përgatitur ekipet e tjeram apo se çfarë problemesh kanë pasur. Nesër vjen Kristi Vangjeli. Jo më larg se dje, kam biseduar edhe me presidentin, për një lojtar tjetër me të cilin po negociohet në dijeninë time. Mund të mbyllet gjithçka që sot. Shpresoj që në ekip të vijnë lojtarë me cilësi, ato do bëjnë edhe diferencën si dhe për konkurrencën e ndershme. Do jetë pjesa ime, për të vendosur se kush do jetë i gatshëm për të luajtur në formacion”, ka thënë Mema.

Në ndeshjen e fundit miqësore atë ndaj Bylisit, edhe pse ndeshja u fitua me rezultatin 5-1, Ardian Mema beson se këto shifra nuk ishin reale. Sipas tij, Tirana u ‘shkun’ pas ndeshjes me Bylisin. “Ndaj Bylisit në miqësore ishte një ndeshje jo e mirë për ne, që na shkundi disi, për sa i përket lojës. Kemi bërë edhe lojëra të mira, por edhe pas miqësores së fituar 5-1 ndaj Bylisit, e thashë që rezultati nuk ishte real. Kjo na bën, që edhe kur luajmë keq, t’i thërrasim mendjes se si luajmë dhe përqendrimit. Ngelet për t’u parë në vazhdimësi, vera ka ato oshilacionet e veta. Stërvitjet jaën disi ndryshe nga kampionati. Aty përgatitet një cikël javor. Megjithatë, jo çdo miqësore duhet marrë parasysh, për të mirë apo për të keq. Duhen parë ku i ke ato pikat e dobëta. Duhet punuar dhe për t’i parë gjërat më ndryshe, që ta rrisësh ekipin”.




Skip to toolbar