“Tirana kryeqyteti europian i sportit”, Veliaj mbledh presidentët e federatave sportive, përjashton Armand Dukën

Më të fundit


Tirana, kryeqyteti që është shpallur këtë vit si “kryeqyteti europian i rinisë” synon të jetë në vitin 2023 edhe si “kryeqyteti europian i sportit”.

Investimet e shumta në fushën e infrastrukturës, krijimi i mjediseve sportive, ka bërë që kryebashkiaku Veliaj të marrë inisiativën për të aplikuar që kryeqyteti shqiptar të hedh kandidaturën si “Qyteti Europian i Sportit 2023”.


Sot ai ka mbledhur në një tryezë të rrumbullakët Konsultative disa prej presidentëve kryesorë të federative sportive në vend, si dhe disa prej sportistëve të rëndësishëm te sportit shqiptar.

Gjatë takimit u diskutua mbi facilitetet sportive në Tiranë dhe mundësitë që këto facilitete ofrojnë, për të realizuar kandidaturën e Tiranës si “Qyteti Europian i Sportit 2023”.

Në tryzë ku kishte shumë presidentë federatash sportive mungote, Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Duka dhe Veliaj janë përplasur ndërmjet tyre gjatë zgjedhjeve të FSHF-së pak muaj më parë, ku kreu aktual arriti të fitojë fal manipulimeve që krue. /Gazeta Sport/




Skip to toolbar