Celula, PD sulmon policinë: Nesër do na thonë ka UFO

AKTUALITET


Zbulimi i celulës terroriste iraniane është komentuar nga Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i cili akuzon policinë se e publikoi lajmin për të tërhequr vëmendjen nga dështimi i Ramës me negociatat. Paloka shkon më tej dhe ironizon policinë duke thënë se shumë shpejt do thonë se kanë zbuluar Ufo në Kukës.

“Celula u zbulua tani, sepse tani i duhet Edi Ramës. I duhet Ramës për të tërhequr vëmendje nga negociatat. Përpiqet të sajojë histori të tjera, që do të thotë se ka gërmuar e gërmuar dhe iu nxori këtë të terroristëve. Qëllimi i tij ky është, të tërheqë vëmendje nga negociatat. Ishallah nuk del Ardi Veliu nesër të thotë se janë parë UFO në Kukës”, tha Paloka.


Sipas ish deputetit demokrat, ky lajm i duhet Ramës që të krijojë panik dhe të tërheqë vëmendjen nga vendimi i BE-së për të mos çelur negociatat me Shqipërinë.

“Del sot sepse i duhet Edi Ramës, që të krijojë panik dhe ankth te qytetarët, që t’iu thotë të mos merren me gjërat e përditshme, buka e gojës, spitalet, shkollat, se ka gjëra më madhore. Sa herë ka pas skandale, Rama përpiqet të gjejë kështu gjërash për të tërhequr vëmendje. Sigurisht me brekushe nuk tërheq dot vëmendje dhe nxori këtë grupin.

Rama është i pa shqetësuar, që nuk iu hapën negociatat, sepse gjendet mirë në këtë batakun që ka krijuar vetë. Ky është problemi madhor, që kemi. Nëse ne do kishim një status tjetër, nuk do menaxhonte dot marrëdhëniet me krimin, siç bën sot. Ndaj, Rama e ka gjetur parajsën, për të lind dielli çdo ditë, për shqiptarët ka filluar errësira, që kur ai erdhi në pushtet. Rama i ka milionat, vilat, udhëtimet me charter, jetën e bën mondane. Nuk po diskutojmë mirëqenien e Ramës, por të shqiptarëve. Dera, në fakt, iu mbyll Ramës, por pasojat i vuajnë shqiptarët”, është shprehur Paloka në News24.




Skip to toolbar