Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë në zonën e Unazës së Re. Një 36-vjeçare është hedhur nga ballkoni i banesës së saj nga kati i dytë.
Shtetasja me iniciale S.M., 36 vjeç, është transportuar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Nuk dihen arsyet që e çuan 36-vjeçaren në këtë akt ekstrem, policia ka nisur hetimet.