Një trup i pajetë u gjet në rrugën e Kavajës, brenda një kabine elektrike të braktisur në Tiranë. Trupi u gjet në gjendje të dekompozuar dhe u identifikua si shtetasi me iniciale R.Z., 39 vjeç.
Kufoma u gjet në një ndërtesë që ka shërbyer si kabinë elektrike por që ishte jashtë funksioni prej shumë kohësh.
Në trup nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 39-vjeçari të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.