Telefonata e motrës i ka shpëtuar jetën babait të saj të verbër, të cilin, i vëllai që dyshohet se është me probleme mendore, e futi në dhomë dhe e goditi me levë. Por motra menjëherë ka njoftuar policinë e cila është vënë në lëvizjes sapo ka marrë telefonatën dhe ia ka dalë të parandalojë një krim brenda familjes.
Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit S.Z, 35-vjeç i cili dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor. Ai kishte mbyllur në një prej dhomave të banesës të atin e verbër, 66-vjeçar, duke e kërcënuar me levë hekuri e thikë për ta vrarë.
Policia ka negociuar më djalin që të lironte të atin, por ai nuk i është bindur Policisë dhe e ka qëlluar me levë. Policia ka ndërhyrë duke neutralizuar autorin i cili ka tentuar të qëllojë përsëri të atin me thikë për ta vrarë.
S.Z., 66 vjeç iu dha ndihma e parë duke e dërguar në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës për kontroll më të specializuar. Policia konfirmon se babai i dhunuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori, S.Z., 35 vjeç është person me precedentë penal të mëparshëm
i dënuar për dhunë në familje.