Topi: Opozita duhet rithemeluar, pa logo nuk i sheh njeri! Duan komoditetin që të jep Kuvendi

Më të fundit


Ish-presidenti Bamir Topi i ka qendruar mendimit se opozita aktuale është inekzistente. Ai ka deklaruar në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” në ABC News opozita duhet rithemeluar, pasi kanë rënë peng i siglës dhe i emrit.

Sipas Topit, qëllimi i demokratëve është shumë i rëndë, pasi e dinë shumë mirë që në këtë gjendje nuk fitojnë, por këta duan të shkojnë të punësohen në parlament.


“Opozita duhet rithemeluar, por këto kanë rënë peng i siglës dhe i emrit. Sepse po të dalin pa sigël dhe pa emër, këto nuk i sheh njëri me sy, por këto luajnë me këtë lloj raporti që ka sigla me simpatizantët për të qendruar prapë në parlament.

Qëllimi i këtyre është shumë i rëndë, këta e dinë shumë mirë që në këtë gjendje nuk fitojnë, por këta duan të shkojnë të punësohen në parlament, të krijojnë atë komoditetin që të jep parlamentin, të ruajnë  këtë lloj komuniteti publik tek e fundit, dhe të vazhdojnë t’i lënë interest e njerzve që bërtasin çdo ditë te emisioni yt.

Në rast se do të ishte një opozitë që do të luftonte në parlament, do të kishte më pak njerëz në emision, por është e kundërta”, tha ai.




Skip to toolbar