Trafik kokaine nga Holanda në Itali e Shqipëri, në pranga 9 shqiptarë

AKTUALITET


Policia italiane ka vënë në pranga 12 persona mes tyre 9 shqiptarë që akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, kryesisht kokaine, nga Holanda në Itali e Shqipëri.

Shqiptarët u arrestuan gjatë një operacioni policor të ndërmarrë nga Guarda Di Financa në bashkëpunim me policinë e Tarantos. Personat në fjalë ishin të dënuar nga gjykata e Leçes. Të arrestuarit ishin anëtarë të grupeve kriminale të angazhuar në import nga Shqipëria dhe Holanda e sasive të mëdha të substancave të drogës, kokainë, heroinë, hashash dhe marihuanë, të cilat ata i fusnin në territorin e Apulias për t’i shpërndarë përmes një tregu të paligjshëm në provincat e Brindisit, Leçe dhe Tarantos.


Pas kontrollit të ushtruar, të arrestuarve iu gjetën dhe iu sekuestruan armë dhe municione të klasifikueshme si armë lufte.  Gjatë hetimeve u zbulua se rrjeti kriminal bisedonin me njëri-tjetrin duke përdorur pseudonime, ndërsa trafikonin sasi të mëdha droge. Në cilësinë e provës atyre iu sekuestruan 5 tonë marihuanë, 15 kilogramë heroinë, 2 kilogramë kokainë dhe 1 kilogram hashash, si dhe 3 makina, 2 armë dhe disa qindra plumba.




Skip to toolbar