Tragjedia në Itali/ Dalin emrat e 4 shqiptarëve që humbën jetën në aksident

AKTUALITET


Publikohen emrat e katër anëtarëve të familjes shqiptare të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident rrugor mbrëmjen e së dielës në afërsi të Parmas në Itali.

Katër viktimat që u përplasën në Via Emilia janë: Shane Hyseni, 22 vjeç, nëna e Mattias Lame 1 vjeç e gjysmë, 8-vjeçarja Rejana Hyseni (motra e Shane Hysenit) dhe 11-vjeçari Resat Hyseni (vëlai i Shane Hysenit).


Familja e shqiptarëve janë me origjinë nga Durrësi por prej vitesh banonin në Reggio.

I vetmi i mbijetuar nga aksidenti është bashkëjetuesi i 22-vjeçares, Shane Hyseni dhe babai i fëmijës së mitur që ndërroi jetë, cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia lokale dhe Prokuroria po heton për të rindërtuar dinamikën e aksidentit.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet që shkak i përplasjes së fortë të jetë bërë shpejtësia e madhe.




Skip to toolbar