Mbrëmjen e së premtes rreth 50 klandestinë rrezikuan të mbyten në det pasi gomonia me të cilën po lundronin pësoi avari. Emigrantët telefonuan sallën operative duke kërkuar ndihmë dhe menjëherë në ndihmë të tyre shkoi Roja bregdetare, policia e shtetit dhe Guardia di finanza.
Me vështirësi emigrantët janë arritur të shpëtohen të gjithë dhe të hipen në mjetin e rojes bregdetare ku janë transportuar për në portin e Vlorës. Disa prej tyre persona morën ndihmë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa te tjere mes tyre edhe femije u nisën drejt Spitalit të Traumës.
Disa paraqesin djegie për shkak të benzinës në trupin e tyre sepse në dëshminë e dhënë kanë treguar se kanë qëndruar mbi 3 orë në det dhe benzina që gjendej në bidona derdhej herë pas herë si pasojë e dallgëve.Policia krehu zonën në kërkim të trafikantëve por ende nuk ka asnje te arrestuar.
Vetë ata janë shprehur se destinacion kanë pasur Italinë dhe se shumë që është paguar është mbi 2000 euro ku është premtuar mbërritja në Itali. Gomonia me emingratë nga vendet e treta u kap nga policia në grykedrdhjen e lumit Vjosë. Sipas policies Operacioni i evakuuimit ishte i veshtirë për shkak të detit me dallgë në 5 ballë dhe kushtet atmoferike.


