Treni përplas këmbësoren në Prishtinë, e plagosura niset me urgjencë në spital

AKTUALITET


Një aksident i rëndë është regjistruar në Prishtinë ku mësohet se një tren ka goditur një këmbësore, shkruajnë mediat kosovare.

Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërkohë mësohet se këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.


“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, thuhet në njoftim.




Skip to toolbar