Tritol dyqanit në Fushë-Krujë, policia jep detajet e para për shpërthimin

AKTUALITET


Një rast i shpërthimit të një lëndë plasëse është shënuar në Fushë-Krujë, orët e para të mëngjesit të sotëm (27 qershor).

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven”.

Lënda plasëse, ishte vendosur në hyrjen e një dyqani, në përdorim të shtetasit D.L., duke shkaktuar vetëm dëme materiale nga shpërthimi.

Nuk dihen ende arsyet e vendosjes së kësaj lënde plasëse. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorit.“Rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven, në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor sëbashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit”, njofton policia.



Skip to toolbar