Trump cakton të dërguarin special, në bisedimet Serbi-Kosovë

AKTUALITET


Ambasadori i SHBA në Gjermani është emëruar si i dërguari special i Uashingtonit për negociatat mes Serbisë dhe Kosovës.

Shtëpia e Bardhë njoftoi në një deklaratë për mediat se “Presidenti Trump ka përzgjedhur Richard Grenell për të shërbyer njëkohësisht si i Dërguari Special i Presidentit për Negociatat e Paqes në Serbi dhe Kosovë”.


Grenell, 53 vjeç, do të kryej detyrën e tij të re re njëkohësisht edhe me postin e tij aktual si ambasador i SHBA në Berlin, një pozicion që ai e ka mbajtur që nga prilli i vitit 2018.

Më herët Grenell ka mbajtur postin e zëdhënësit të përfaqësuesit amerikan në Kombet e Bashkuara gjatë presidencës së George W. Bush. Grenell ka qenë që në fillim përkrahës i fuqishëm i fushatës presidenciale të Trump në vitin 2016.

Shteti i Kosovës ka shpallur pavarësinë në vitin 2008.

Shteti i ri njihet nga shumica e botës perëndimore, por Beogradi dhe aleatët e tij Kina dhe Rusia vazhdojnë të mos e njohin duke i mbyllur asaj dyert në OKB.




Skip to toolbar