Trump në takim me të nominuarit për ambasadorë: Të ndalet manipulimi i zgjedhjeve

BOTA


Presidenti Donald Trump ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për reformimin e sistemit zgjedhor në SHBA, duke e cilësuar atë aktual si të manipuluar. Trump ka akuzuar për këtë administratën e mëparshme të Joe Biden.

“Mashtrimi zgjedhor, e keni dëgjuar këtë term? Ne jemi të vendosur që t’i japin fund manipulimeve në votime. Ne do te ndërmarrim masa të tjera në javët në vijim në kuadër të këtij urdhri ekzekutiv për të siguruar zgjedhje të ndershme. Jemi lodhur nga mashtrimet dhe zgjedhjet falseUnë kam nënshkruar disa urdhra ekzekutiv, por të nënshkruash këtë është një nder i madh për mua”.

Ky urdhër ekzekutiv përfshin edhe shkurtimin e fondeve për shtetet federale që nuk zbatojnë masa të forta sigurie për zgjedhjet.

Presidenti Trump e firmosi këtë urdhër ekzekutiv në prani të të nominuarve të tij për ambasadorë.



Skip to toolbar