Trump “rrëzon” inteligjencën/Presidenti: Programi bërthamor i Iranit u shkatërrua  

BOTA


Donald Trump hedh poshte  vlerësimin e rrjedhur nga te dhënat e inteligjencës amerikane sipas te cilave programi bërthamor i Iranit nuk u shkatërrua plotesisht nga sulmet ajrore të SHBA. Duke folur me gazetarët në Air Force One, presidenti amerikan tha se të tre centralet bërthamore në Iran u goditën “në mënyrë perfekte” dhe u shkatërruan.

Ai shton gjithashtu se raportet e mediave amerikane janë “shumë të pahijshme” ndaj atyre që kryen sulmet.

Detajet nga vlerësimi i inteligjencës së Pentagonit thonë se centrifugat bërthamore të Iranit janë ende kryesisht “të paprekura” dhe dëmi ishte i kufizuar në strukturat mbi tokë. I dërguari special i Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, e quan rrjedhjen e informacionit “tradhti” dhe bën thirrje që personi përgjegjës të hetohet.

Armëpushimi i vendosur midis Izraelit dhe Iranit duket se po mbahet. Te dy vendet kane kaluar mbreme nje nate te qete pa sulme dhe bombardime.

Disa ore para se te nisej drejt Hages per samitin e Natos, trump i beri thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se eshtë koha për të ndaluar luftën dhe për t’u rikthyer në negociatat diplomatike.

Presidenti amerikan i tha Netanyahut se ai nuk duhet të priste veprime të mëtjeshme ushtarake nga ana e amerikanëve.  Qëndrimi i Trump ishte se Shtetet e Bashkuara kishin larguar çdo kërcënim të afërt që paraqiste Irani.



Skip to toolbar