Dy ekonomitë më të mëdha të botës, janë përfshirë në një luftë të fortë tregtare duke vendosur sanksione dhe masa ndëshkuese me vlera miliarda dollarë në dëm të ekonomisë së njëra-tjetrës.
Mirëpo duket se kjo luftë ekonomike pritet të gjejë një zgjidhje, pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump ka bërë thirrje në Twitter për arritjen e në marrëveshje sa më shpejt mes tyre.
Ndërsa bisedimet tregtare mes SHBA dhe Kinës pritet të rifillojnë, Presidenti Trump paralajmëroi Pekinin që të mos presë për të negociuar një marrëveshje pas zgjedhjeve presidenciale amerikane të 2020s. Ai tha se një marrëveshje e vonuar do të ishte më pak tërheqëse për Kinën, sesa një marrëveshje e arritur tani.
Në samitin e G20s në muajin qershor, Presidenti Trump dhe Presidenti kinez Xi Jinping ranë dakord të ringjallin përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së kushtueshme tregtare mes tyre dhe të arrijnë një marrëveshje.