TTG Italia: Rritja e turizmit në Shqipëri ndihmon edhe Kosovën

AKTUALITET


Shfrytëzimi i turizmit në Shqipëri, veçanërisht ai bregdetar, po nxit edhe ekonominë e Kosovës, një vend më në brendësi të rajonit, me lindjen e një serie iniciativash sipërmarrëse të nisura nga qytetarët e saj në vijën bregdetare, shkruan faqja e internetit TTG ITALIA.

Përgjatë bregdetit të Shëngjinit, për shembull, ka mbi 250 aktivitete vetëm gjatë tre muajve të verës së sezonit turistik dhe që menaxhohen të gjitha nga ata, lehtësisht të identifikueshëm nga emrat dhe produktet që ofrojnë. Duke folur me këta sipërmarrës të vegjël, del se më shumë investime qeveritare janë të nevojshme, por po ashtu që dëshira për të vazhduar biznesin e tyre nuk mungon, pavarësisht uljeve dhe ngritjeve të punës, shkruan ATSH.

TTG Italia citon të dhëna nga Instituti Kombëtar i Statistikave, sipas të cilave në vitin 2018 Shqipëria ka pasur 6 milion vizitorë, nga të cilët pak më pak se gjysma për pushime. Të huajt kanë tendencë të qëndrojnë për 3-4 net me një pagesë mesatare ditore prej 52 eurosh. Siç raportohet nga balkaninsight.com ka nga ata që komentojnë mbi nevojën për të përmirësuar shërbimet e turizmit dhe infrastrukturës, pasi kjo industri zë një vend të rëndësishëm në ekonominë kombëtare dhe është një nga burimet më të mëdha për zhvillimin e vendit.



Skip to toolbar