U arrestua për shpërdorim detyre, GJKKO zbut masën për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Fianacave

AKTUALITET


Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Fianacave Arlind Gjokutaj. Nga arrest në shtëpi për të është vendosur që të vijojnë hetimet në detyrim paraqitje.

Gjokutaj akuzohet nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre lidhur me procedurat e kompensimit të një prone në vlerën e rreth 1.2 milion euro.


Pas arrestimit Gjokutaj u shtrua në spital për shkak të gjendjes shëndetësore ndlrkohë që Apeli i Tiranës i ndryshoi masën nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Ndërkohë që në arrest shtëpie vijojnë të qëndrojnë Alban Ruli përmbarues privat dhe Fatmir Hoxha drejtor juridik në Ministrinë e Financave. Hetimet për këtë çështje janë drejt përfundimit dhe pritet që dosja të kalojë me kërkesën për gjykim në Shkallën e Parë.




Skip to toolbar