U dënua me burg përjetë, kush është 50-vjeçari pritet të esktradohet nga Koreja e Jugut

AKTUALITET


Ervin Shahini pritet të ekstradohet të premten drejt Shqipërisë. Ai u arrestua në Korenë e Jugut më 26 janar të këtij viti me kërkesë të shtetit shqiptar. Ekstradimi i tij u paralajmërua sot nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend.

50-vjeçari u arratis nga Shqipëria pasi u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një taksisti në vitin 1997, në Tiranë në rrugën e Kavajës.

Shahini tentoi ta grabiste taksistin duke shkaktuar vrasjen e tij dhe plagosjen e 4 të tjerëve. Që prej arratisjes ai kishte përdorur një emër tjetër për t’u identifikuar. 



Skip to toolbar