Detajet e vrasjes në Korçë, 8 thika në trup

AKTUALITET


Gjatë seancës gjyqësore për shetasin Devis Hoti, autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit Falmur Duçi në Korçë, Prokuroria zbardhi detaje nga krimi tronditës. Sipas Balkanweb, viktima Flamur Duçi u qëllua 8 herë me thikë. Gjithashtu ai u dogj dhe në një pjesë të trupit të tij. Sipas akuzës, gjatë kohës që i është vënë flaka, viktima Flamur Duçi tentoi te heq bluzën.

Në trupin e viktimës janë gjetur fije floku që nuk i përkasin atij. Ato janë marrë për provë dhe pritet t`i bëhet testi i ADN-së, për të zbuluar autorin dhe të vërtetën e krimit makabër. Viktima ka pasur 8 goditje me thikë në trup, ndërsa rezulton se është djegur në pjesë të ndryshme të tij.


Megjithatë, në dyqanin e tij nuk janë gjetur shenja gjaku, por grupi hetimor ka konstatuar se mungonte një thikë, e cila përdorej nga viktima për produktet e bulmetit. Pikërisht kjo thikë, mendohet se është përdorur nga autori për të kryer krimin. Edhe vetë i dyshuari, Devis Hoti rezulton se ka lëndime në trup. Pavarësisht se ai e ka mohuar krimin, grupi hetimor dyshon se ai është autor i ngjarjes së rëndë.




Skip to toolbar