‘U rrëzua’ nga Zelensky, ish presidenti ukrainas planifikon të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale

BOTA


Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka zbuluar se po planifikon të kandidojë sërish për postin e presidentit.

Megjithatë, ai e bëri të qartë se do ta bëjë këtë vetëm pasi të përfundojë lufta me Rusinë, shkruan Sky News.

“Nëse më pyesni nëse planifikoj të marr pjesë në zgjedhjet e ardhshme, atëherë po. Por së pari, për këto zgjedhje, ne duhet të kemi një fitore”, tha ai.

Ukraina duhej të mbante votimin e radhës presidencial këtë vit, por nuk mund ta bëjë këtë ndërkohë që ligji ushtarak – i shpallur në përgjigje të luftës – është në fuqi.

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi në dhjetor të vitit 2023 se ishte i gatshëm të vazhdonte me zgjedhjet siç ishte planifikuar, por besonte se shumica e ukrainasve mendojnë se një votim do të ishte “i rrezikshëm dhe i pakuptimtë” në kohë lufte.

Poroshenko ishte president i Ukrainës midis 2014 dhe 2019, por u rrëzua në zgjedhjet kundër Zelensky./abcnews.al



Skip to toolbar